Page 65 - Demo
P. 65
Matematika 66347Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2. 3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.4. 1 Demonstron zbatimin e numrave racionalë në shprehje të ndryshme numerike dhe shkronjore.8. 1 Përdor teknologjinë për hulumtime, llogaritje dhe matje, në mënyrë që të zgjidhë problemetë ndryshme matematikore.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Shumëzimi i numrave natyrorëFjalët kyçe: shumëzim, prodhim, herë, faktorëRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja: - shumëzon numra natyrorë me dy e më shumë shifra duke llogaritur me mendje dhe shkrim; - analizon shumëzimin e numrave duke komentuar rregullat e shkrimit të shifrave gjatë shumëzimit në detyrë;- përdorë makinën llogaritëse në llogaritjen e shumëzimit në detyra;- zbaton shumëzimin e numrave natyrorë në shembuj nga jeta e përditshme duke shfrytëzuar mënyra sa më praktike për llogaritje.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune dhe tabela e shumëzimitLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë dhe komunikim Shumëzimi është veprim matematikorë që paraqitet në situata të shumta jetësore dhe shpesh llogaritjet bëhen me mendje dhe duhet të jenë të shpejta.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: BashkëbisedimMësuesi/ja udhëzon nxënësit për shembullin e dhënë në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni” dhe në dyshe, me shokun e bankës diskutojnë zgjidhjet e dhëna nga Zana dhe Mira.Vajzat bënë këto njehsime:Zana: 2 • 60 = 120 cent2 •100 = 200 cent120 + 200 + 80 = 400 cent Mira: 2 • 60 + 100 + 80 = 120 + 100 + 80 = 300 centMësuesi/ja bën pyetjet:- Cila ka vepruar drejt për të zgjidhur detyrën?- Kush ka gabuar dhe pse? Ndërtimi i njohurive të reja: Punë në grupe nga 5 nxënësTregoni si veproni për të shumëzuar dy numra natyrorë:a) kur njëri nga faktorët është numër njëshifror;

