Page 66 - Demo
P. 66
Libër për mësuesin/en6448b) kur të dy faktorët janë numra dy ose më shumë shifrorë.Shumëzoni në shtyllë numrin 437 me numrin dyshifror 35, për të argumentuar përgjigjet e dhëna për mënyrën e shumëzimit të numrave.Shumëzojmë në fillim numrin 437 me shifrën e njësheve (5) të faktorit të dytë: 437 • 5 = 2185. Shumëzojmë pastaj numrin 437 me shifrën e dhjetësheve (3) të faktorit të dytë: 437 • 3 = 1311. Prodhimet e gjetura i vendosim njëri nën tjetrin, dhe i mbledhim. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe dhe në dyshe (Munde makinën llogaritëse)Mësuesi/ja shpërndan nga një makinë llogaritëse në grupe me nga 6 nxënës (nxënësit/es mund të kenë makinë llogaritëse me vete) dhe një fletë me nga 6 detyra. Tri detyra do të jenë shumëzim i dy numrave njëshifrorë dhe tri detyra shumëzim i numrave dy-tre shifrorë.Grupi i parë: 8 ∙ 7; 5 ∙ 3; 4 ∙ 6; 78 • 86; 234 • 9; 358 • 24 Grupi i dytë: 6 ∙ 4; 2 ∙ 4; 5 ∙ 5; 38 ∙ 57; 307 ∙ 5; 741 ∙ 59Grupi i tretë: 7 ∙ 3; 5 ∙ 8; 3 ∙ 9; 46 ∙ 82; 168 ∙ 7; 608 ∙ 43Grupi i katërt: 9 ∙ 5; 7 ∙ 2; 4 ∙ 8; 65 ∙ 34; 568 ∙ 9; 814 ∙ 35Grupi i pestë: 3 ∙ 8; 4 ∙ 7; 9 ∙ 2; 82 ∙ 16; 780 ∙ 8; 264 ∙ 49Duke luajtur lojën Munde makinën llogaritëse, nxënësit/et i zgjidhin me radhë detyrat dy nga dy. Njëri me makinë llogaritëse e tjetri me mendje. Në fund do të vijmë në përfundim se në rastet kur kemi shumëzim të numrave natyrorë njëshifrorë më e shpejt është mendja se sa puna makinën llogaritëse, në të kundërtën kur kemi detyra me numra dy a më shumë shifrorë, makinë llogaritëse na e lehtëson punën.Vlerësimi i nxënësve:Nxënësit/et vlerësohen për punën në dyshe dhe në grup. Për mënyrën e argumentimit të përgjigjes, saktësisë së zgjidhjes së detyrave. Për kreativitetin dhe shkathtësitë në përdorimin e makinës llogaritëse.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato. --------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------

