Page 68 - Demo
P. 68
Libër për mësuesin/en66Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Imagjinatë e drejtuarMësuesi/ja paraqet para nxënësve një situatë imagjinare “Linda do të ndajë 3600 gr. arra në 12 qese me sasi të barabartë. Sa gram arra do të ketë secila qese?”Nxënësve u lihet kohë për të diskutuar në grup rreth zgjidhjes së problemës. Më pas, problema diskutohet me gjithë klasën në tabelë. Gjatë diskutimit të problemës shtrohen pyetjet:• Çfarë veprimi kryet për të gjetur sa gram do të ketë secila qese?• A patët ndonjë vështirësi gjatë kryerjes së veprimit?• Cilët janë hapat që ndoqët për të kryer pjesëtimin?Zgjidhja e problemës shkruhet në tabelë.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim Ftohen nxënësit/et që të lexojnë në librin e nxënësit, rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Sqarimet dhe shembujt e dhënë në këtë rubrikë t’i diskutojnë në grup.Në barazimin 28 : 7 = 4i pjesëtueshmi pjesëtuesi herësi.Gjatë diskutimit me nxënësit rreth rubrikës që lexuan do të vëmë theksin në dy rregulla për t’u mbajt mend:• Pjesëtimi pa mbetje i numrave është veprim i kundërt i shumëzimit.• Pjesëtimi është veprim që kryhet. Herësi është numër që gjendet.Kërkohet nga nxënësit që të punojnë në grupe për të dhënë nga një shembull për vetitë e pjesëtimit. Mësuesi/ja përgatitë një fletë A1 në të cilën më herët janë shkruar fjalët që korrespondojnë me veprimet mbledhje, zbritje dhe shumëzim dhe tani në të kërkon nga secili grup të shkruajnë nga një fjalë apo shprehje që lidhet me veprimin e pjesëtimit pa mbetje.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Shkëmbe një problemNxënësit punojnë në mënyrë të pavarur problemat e dhëna në libër:• Fabrika duhet të prodhonte 2100 makina për 25 ditë. Çdo ditë u prodhuan 21 makina mëshumë se sasia e planifikuar. Për sa ditë u realizua prodhimi i planifikuar i makinave? • Mollët që ndodhen në dy thasë, me masë 36 kg dhe 44 kg, do të ndahen në mënyrë të barabartënë arka, që mbajnë nga 10 kg. Sa arka duhen? Pas përfundimit të zgjidhjes së detyrës, nxënësit e kontrollojnë zhvillimin e saj me shokun/shoqen pranë. Më pas, secili nxënës duhet të krijojë vetë një problemë, e cila zgjidhet nëpërmjet pjesëtimit të dy numrave. Problemat e krijuara i jepen për t’u zgjidh shokut/shoqes pranë.Disa problema diskutohen me klasën.Vlerësimi i nxënësve:Nxënësit vlerësohen për punën në dyshe dhe në grup. Për mënyrën e argumentimit të përgjigjes, saktësisë së zgjidhjes së detyrave. Për kreativitetin dhe shkathtësitë në përdorimin e makinës llogaritëse.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.

