Page 7 - Demo
P. 7


                                    Matematika 65Njësia mësimore (nga rezultati/et e të nxënit të temës)Fjalët kyçe- në planifikimet e orëve të punuar në këtë libër janë dhënë fjalët dhe togfjalëshat kyç për secilën njësi mësimoreRezultatet e të nxënit për orë mësimore – përcaktohen nga mësuesi/ja dhe duhet të arrihen Brenda një ore mësimore duke shtjelluar njësinë mësimore. Ato duhet të përcaktohen duke zbatuar Taksonominë e Blumit dhe nivelet e njohjes tek nxënësit. Në planifikimet e orës që janë dhënë në këtë libër bashkë me rezultatet janë përfshirë dhe kriteret.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore – Përveç librit bazë Matematika 6, në planet e dhëna janë parashikuar të përdoren dhe shfrytëzohen edhe burime të tjera që mësuesi/ja mund t’i sigurojë lehtë. Psh veglat e gjeometrisë, kubet lidhëse, fletushkat e dyqaneve etj.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore (nga plani javor) – Mësimdhënia dhe nxënia është një zinxhirë lëndor që nuk mund të paramendohet si I ndarë. Nuk do të kishte kuptim të mësohet matematika pa u lidh me gjuhën shqipe, gjuhën e huaj, shkencat e natyrës, shkencat shoqërore, jetën dhe punën. Me matematikën lidhen shumë situate jetësore dhe zhvillime në jetën reale, Kot nuk thuhet “Matematika është mbretëreshë dhe shërbëtore e shkencave”.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimoreFazat e orës, metodologjitë e mësimdhënies, teknikat dhe strategjitë e mësimdhënies dhe format e punës janë pjesët kryesore të kësaj pjese të planit të orës mësimore.Ora mësimore në planifikim ndahet në tri faza të cilat duhet të kenë një lidhje të fortë dhe të pandarë. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (Rikujtimi i njohurive, gjithëpërfshirja, motivimi apo vendosja e qëllimit për të nxënë)Ndërtimi i njohurive të reja (ndërtimi i njohurive, kontrollimi i njohurive)Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur (Përforcimi i njohurive, krijimi i shkathtësive për komunikim, përgatitja e nxënësve si mendimtarë kritik, krijues dhe zgjidhës të mirë të problemeve).Metodologjitë e mësimdhënies: Me nxënësin në qendër dhe gjithëpërfshirjen, bazuar në qasjen e integruar, bazuar në kompetenca, e diferencuar të çështjeve ndërkurrikulare dhe çështjeve jashtëkurrikulare janë përfshirë në planifikimin e bërë në të gjitha planet e këtij libri mësuesi. Teknikat dhe strategjitë e mësimdhënies si dhe aktivitete të ndryshme të të nxënit, që janë përdorur në planet e orës mësimore janë përshtatur niveleve dhe stileve të ndryshme të të nxënit te nxënësit për të synuar arritjen e rezultateve të të nxënit dhe zhvillimin e kompetencave të përcaktuara me kurrikulë. Gjithashtu teknikat, strategjitë dhe aktivitet zhvillojnë dhe zbulojnë shkathtësitë e nxënësve të përcaktuara për arritjen gjashtë kompetencave. Po përmend disa nga ato që i kemi përdorur dhe përshkruar në planet e orëve mësimore në këtë libër.Stuhi mendimesh, DRTA, INSERT, Ndërthurja I dhe Ndërthurja II, Lexim me ndalesa, Ditari dypjesësh, Pesëvargëshi, Di/Dua të di/Mësova, Tryeza e rrumbullakët, Turi i galerisë, Stilolapsat ne mes, Pema e mendjes, Diagrami i Venit, Gjeje titullin, Një dy tre hop (Lojë duke numëruar në rreth secili nxënës. Ai që duhet të thotë numrin shumëfish të 2 ose 3 ose 4 ose.... që kemi zgjedhur thotë fjalën hop. Kush gabon len lojën). Vlerësimi i nxënësveVlerësimi në orët mësimore është bazuar në parimet e vlerësimit: transparencë, vlefshmëri, besueshmëri 
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11