Page 70 - Demo
P. 70


                                    Libër për mësuesin/en6852Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- përcakton radhën e veprimeve aritmetikore në shprehjet numerike pa kllapa dhe me kllapa; - argumenton formën e zgjidhjes së problemave duke sqaruar hapat e ndjekur për zgjidhje; - gjykon zgjidhjen që ndryshon nga llogaritja me makinën llogaritëse dhe me mendje të së njëjtës detyrë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune dhe makina llogaritëseLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë dhe komunikimShoqëria dhe mjedisi (edukatë qytetare)PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Diskutim në grupMësuesi/ja udhëzon nxënësit që të zgjidhin në grup detyrën e dhënë në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”. - Gjatë muajit shtator një librari shiti 12 libra artistikë me çmim 25 euro, 5 albume me kafshë me çmim 20 euro dhe 4 fjalorë me çmim 40 euro secili. Shkruani një shprehje për të gjetur sa euro arkëtoi libraria për këtë muaj. Njehsoni vlerën e shprehjes. Nxënësit në grupe duhet të kenë dhe kalkulatorë dhe të shkruajnë në fletore edhe vlerën e shprehjes së njëjtë që do të fitohet në makinën llogaritëse. Kjo shprehje dhe zgjidhja e saj janë mënyra e saktë e rrugës që duhet ndjekur për të zgjidhur problema në të cilat ka më shumë se një veprim aritmetikor. 12 ∙ 25 + 5 ∙ 20 + 4 ∙ 40 = 300 + 100 + 160 = 560Kur nxënësit ta llogarisin me makinën llogaritëse do të marrin zgjidhjen 244160.Nxënësit do të reagojnë se pse ndodhi kjo.Ndërtimi i njohurive të reja: Mendo/puno në dyshe/thuaja grupit Nxënësit e ndarë në grupe nga 4 nxënës (në këtë rast numri i nxënësve në grup duhet të jetë numër çift mund të jenë dhe gjashtë nxënës në grup) lexojnë në libër rubrikën “vrojtoni dhe mësoni”. Dy (tre) nxënës/e do të përgatisin dhe do të shpjegojnë për grupin rastin e parë kur shprehja nuk ka kllapa.Këtë do ta ilustrojnë me një shembull duke dhënë shpjegime për radhën e veprimeve.Dy (tre) të tjerët do të përgatisin dhe shpjegojnë rastin e dytë kur shprehja ka kllapa.Shpjegimet e dhëna do t’i pasurojnë me një shembull ku do të paraqesin radhën e veprimeve.Tani do t’i kthehen rezultatit të detyrës në fillim pse ndodhi që zgjidhja me makinën llogaritëse është e ndryshme nga ajo me mendje. Mësuesi/ja sqaron nxënësit se makina llogaritëse kryen veprimet ashtu siç i jepen me radhë, pa zbatuar rregullat e radhës së veprimeve.Për ta mbajtur nxënësit më lehtë në mendje radhën e veprimeve, mësuesi/ja mund të përdorë si shembull zëvendësimin e katër veprimeve matematikore me anëtarët e një familje.Shumëzimi dhe pjesëtimi – prindërit dhe mbledhja dhe zbritja – fëmijët.“Kur në familje bisedohet për një çështje të përbashkët kush duhet të flasë i pari?” - pyet mësuesi/ja. “Prindërit.” – thonë nxënësit. “Cili nga prindërit?” – pyet mësuesi/ja.Zakonisht nxënësit përmendin njërin nga ata (babain apo mamanë).
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74