Page 71 - Demo
P. 71


                                    Matematika 66953“Jo, do të flasë ai/ajo që është më i/e afërt me çështjen që po diskutohet, e pastaj do të vazhdojë tjetri” – thotë mësuesi/ja.“Po pas prindërve, cili do të flasë? – pyet mësuesi/ja.“Fëmijët” – përgjigjen ata.“Cili nga fëmijët?”“Ai që është më i/e afërt me temën për të cilën po flitet.”Në vazhdim, nxënësit pyesin “Po kllapat çfarë tregojnë?”“Kllapat paraqesin urgjencë. Duhet të respektohet radha e atyre që e kanë me urgjencë një punë.”Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Rishikim në dysheMësuesi/ja fton nxënësit që të punojnë në dyshe detyrat e dhëna për ushtrime duke zbatuar radhën e kryerjes së veprimeve aritmetikore në shprehje.1. Kryeni veprimet në të dyja anët e barazimit. Kontrolloni nëse barazimi është i vërtetë ose jo.a) 8 : 8 + 0 : 5 + 4 • 4 – 33 : 3 = 9 • 6 – 1 • 6 • 40 : 5;b) 55 : 5 • 4 • 1 : 11 = 7 • 5 – 8 • 4 + 56 : 7 – 42 : 6.2. Një paketë me 12 biskota peshon gjithsej 150 g kur është plot dhe 18 g kur është bosh (pabiskota). Sa është pesha e një biskote?Mësuesi/ja aktivizon në tabelë tre nxënës nga grupe të ndryshme për të zgjidhur detyrat.Vlerësimi i nxënësve:Nxënësit vlerësohen për punën në dyshe dhe në grup. Për mënyrën e argumentimit të përgjigjes, saktësisë së zgjidhjes së detyrave. Në veçanti do të vlerësohen në listën e kontrollit nxënësit që do të zgjidhin në tabelë detyrat e dhëna në fazën e fundit të orës.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75