Page 72 - Demo
P. 72
Libër për mësuesin/en7054Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1. 2 Demonstron marrëdhëniet ndërmjet numrave racionalë.4. 1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Pjesëtimi me mbetje Fjalët kyçe: Pjesëtim, pjesëtues, i pjesëtueshëm, herës, mbetjeRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- njehson herësin dhe mbetjen duke pjesëtuar dy numra natyrorë;- dallon pjesëtimin pa mbetje nga ai me mbetje përmes shembujve që zgjidh;- zbaton pjesëtimin me mbetje në shembujt nga situatat jetësore kur ndarja nuk mund të jetë e plotë (pas ndarjes së barabartë ka mbetje).Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune dhe fletë A1, markeraLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë dhe komunikim, situata jetësore ku bëhen ndarje të elementeve.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Pema e mendjes (kllaster)Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalën Pjesëtim dhe u kërkon nxënësve që të shkruajnë sa më shumë ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Numrat Rezultati i të nxënit të temës:- Kryen veprimet aritmetike me numra natyrorë (pjesëtimin).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):III. 2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike,simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte, duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.III. 5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake qëtashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.

