Page 73 - Demo
P. 73


                                    Matematika 67155fjalë që u bien në mend për pjesëtimin. Idetë e tyre dëgjohen dhe shënohen në tabelë. Pjesëtim:pa mbetjepa mbetjeNdërtimi i njohurive të reja: Punë në dyshe dhe bashkëbisedim Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që të punojnë në mënyrë të pavarur detyrën. • Si mund të veprojmë, nëse kemi 12 libra dhe duam t’i ndajmë midis:a) 3 shokëve?b) 5 shokëve?Në cilin rast do të na mbeteshin libra? Argumentoni përgjigjen.Diskutojnë në dyshe për të analizuar ndarjen e librave mes shokëve, në shembullin a dhe b.Dëgjohen dhe shkruhen në tabelë përgjigjet e nxënësve dhe diskutohen dy rezultatet e fituara, për të dyja rastet. Mësuesi/ja kërkon që diskutimi të fokusohet në dallimin mes pjesëtimit pa mbetje dhe atij me mbetje.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Mësuesi/ja i shpërndanë secilit grup nga një fletë A4 me nga një detyrë të dhënë në fletë dhe i udhëzon ta zgjidhin. Detyrat duhet të jenë problema nga jeta reale që zgjidhen duke pjesëtuar dhe zgjidhja të jetë pa mbetje në ndonjë grup dhe me mbetje në ndonjë grup tjetër.P.sh. “Një kanal prej 31 metrash duhet të hapet gjatë një jave, duke gërmuar të njëjtën gjatësi çdo ditë. Pas 7 ditësh kanali nuk mbaroi. Sa m kanal mbetën pa u hapur?”“Mollët që ndodhen në dy thasë, me masë 36 kg dhe 44 kg, do të ndahen në mënyrë të barabartë në arka, që mbajnë nga 10 kg. Sa arka duhen?”Vlerësimi i nxënësve:Nxënësit vlerësohen për punën e pavarur dhe në grup. Për mënyrën e argumentimit të përgjigjes, saktësisë së zgjidhjes së detyrave. DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77