Page 74 - Demo
P. 74
Libër për mësuesin/en7256ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Numrat Rezultati i të nxënit të temës:- Zbërthen numrat natyrorë si prodhim i numrave të thjeshtë. Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I. 2 Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.III. 2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike,simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4. 1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.6. 3 Paraqet numrat, figurat dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato mesituata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Shumëfisha dhe faktorëFjalët kyçe: shumëfisha, faktorë, plotpjesëtimRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- gjen së paku 4-5 shumëfisha të disa numrave duke u bazuar në plot pjesëtueshmërinë e numrave;- gjen së paku 4 faktorë të numrave duke u bazuar në plote pjesëtueshmërinë e numrave;- dallon shumëfishat e numrave nga faktorët e tyre duke dhënë përkufizimet për to;- analizon shumëfishat e disa numrave pasi i ka hijezuar në tabelën 10 x 10.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune dhe tabela 10 x 10.Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Edukatë fizike, sportet dhe shëndetiPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Loja “Një, dy, tre, hop”Mësuesi/ja formon një rreth me nxënësit dhe luajnë lojën një-dy-tre, hop (shih sqarimet për lojën

