Page 75 - Demo
P. 75


                                    Matematika 67357tek udhëzimet). Kështu do të përmendin shumëfishat e numrit që do të zgjedhin për të luajtur. Ndërtimi i njohurive të reja: Punë në dyshe duke ndarë roleNxënësit në mënyrë të pavarur do të lexojnë rubrikën “vrojtoni dhe mësoni”.Nxënësit udhëzohen që pas leximit të punojnë në dyshe duke ndarë rolet. Njëri do të jetë shumëfishi dhe tjetri faktori. Kështu do të prezantohen para njëri-tjetrit duke përshkruar “vetveten”. Shumëfishi thotë: “Unë jam numri 2. Shumëfishat e mi janë numrat 2, 4, 6, 8, 10... Këta numra gjenden duke e shumëzuar numrin 2 me numra natyrorë.” Faktori thotë: “Unë jam numri 6. Faktorët e mi janë 1, 2, 3, 6. Këta numra gjenden duke e pjesëtuar numrin 6 me numrat me të cilët plotpjesëtohet (pjesëtim pa mbetje). Diskutohen me të gjithë nxënësit përkufizimi dhe karakteristikat e shumëfishave dhe faktorëve, duke përmend dhe shembuj të tjerë nga mësuesi/ja dhe nxënësit. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Nxënësit ndahen në grupe me nga 4-5 nxënës dhe në secilin grup mësuesi/ja vendos nga një tabelë 10 x 10.Në tabelat e vendosura në grupe ata do të hijezojnë:Grupi i parë hijezon shumëfishat e numrit 3, grupi i dytë hijezon shumëfishat e numrit 4, grupi i tretë hijezon shumëfishat e numrit 5, grupi i katërt hijezon shumëfishat e numrit 6, grupi i pestë hijezon shumëfishat e numrit 8 dhe grupi i gjashtë hijezon shumëfishat e numrit 9.Tabelat e punuara vendosën në tabelën e punimeve, analizohen dhe diskutohen me gjithë klasën. Vlerësimi i nxënësve:Nxënësit vlerësohen për punën e pavarur, në dyshe dhe në grup. Për mënyrën e argumentimit dhe saktësisë së përgjigjes dhe bashkëpunimit në grup. DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79