Page 77 - Demo
P. 77
Matematika 67559nga 1 deri në 20. Kërkohet të analizohen numrat të cilëve iu gjetën faktorët dhe të ndahen në dy grupe: numra që kanë faktorë vetëm numrin 1 dhe vetveten dhe numra që kanë më shumë se këta dy faktorë.• Sa faktorë (pjesëtues) ka secili prej tyre?• Cili nga numrat ka si faktor numrin 2?Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimNxënësit në mënyrë të pavarur do të lexojnë rubrikën “vrojtoni dhe mësoni”.Mësuesi/ja fillon diskutimin duke bërë pyetje për të cilat nxënësit u informuan në pjesën që lexuan.• Cila është vetia që i karakterizon numrat e thjeshtë?• Po numrat e përbërë?• Cilit lloj i takon numri 1, numrave të thjeshtë apo të përbërë? Argumento pse është i veçantë?• Cilët numra quhen numra çift? Po numra tek?Në tabelën 10x10 që i jepet secilit grup dhe një që do ta përdorë mësuesi/ja, gjejnë numrat e thjeshtë nga 1 deri në 100 duke ndjekur radhën e veprimeve të përcaktuara me Sitën e Eratostenit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Mësuesi/ja fton nxënësit që duke diskutuar në grupe t’u përgjigjen pyetjeve të dhëna në rubrikën “ushtrime” te libri i nxënësit. Pasi të kenë përfunduar punën në grupe, do të merren përgjigjet e tyre për të analizuar saktësinë e dhënë duke i prezantuar para klasës. Vlerësimi i nxënësve:Nxënësit vlerësohen për punën e pavarur dhe punën në grup. Përgjigjet që japin pas leximit dhe bashkëpunimit mes njëri-tjetrit. DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------

