Page 78 - Demo
P. 78


                                    Libër për mësuesin/en76ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: IIIKlasa:VI (gjashtë)Tema : Numrat Rezultati i të nxënit të temës:Zbërthen numrat natyrorë si prodhim i numrave të thjeshtë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):  II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.4.1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 2.8 Zbërthimi në faktorë të thjeshtëFjalët kyçe: numër i thjeshtë, numër i përbërë, faktorë.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: Në fund të orës mësimore, nxënësi/ja:- Cakton faktorët e thjeshtë për numra të ndryshëm natyrorë. - Shpreh si prodhim i faktorëve të thjeshtë numrat e dhënë duke përdorur pemën e faktorëve ose pjesëtimet e njëpasnjëshme.- Vlerëson lehtësitë që ofrojnë këto dy mënyra për të shprehur si prodhim të faktorëve të thjeshtë edhe numra të mëdhenjtë siç është viti i tyre i lindjes.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika kl.6, Fletore pune dhe zarfe.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimiPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Gjeni numrin shenjëMësuesi/ja në secilin grup vendos nga një zarf ku janë të vendosur disa numra Njëri nga ata numra është i shkruar me ngjyrë ndryshe nga të tjerët dhe quhet numri shenjë. Kërkohet që të gjenden numrat,faktorë të numrit shenjë, në mënyrë që kur të shumëzohen faktorët mes tyre të japin numrin shenjë. Detyrat e grupeve janë të ndryshme dhe nga një përfaqësues nga grupi do ta zgjidh detyrën e grupit të tij në tabelë.
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82