Page 79 - Demo
P. 79
Matematika 677Ndërtimi i njohurive të reja: Punë në dysheNxënësit në mënyrë të pavarur do të lexojnë rubrikën vrojtoni dhe mësoni. Mësuesi/ja secilës dyshe u jep nga një numër të cilin kanë për ta shkruar si prodhim i faktorëve të thjeshtë. Njëri nxënës do ta zgjidh detyrën duke përdor pemën e faktorëve dhe tjetri pjesëtimet e njëpasnjëshme për zbërthimin në faktorë të thjeshtë të një numri.Mënyra e parë (Pema e faktorëve)Vëreni pemën e faktorëve të paraqitur në figurën 2.6. Nëpërmjet saj janë paraqitur të gjithë faktorët e numrit 126. Rrethojmë të gjithë numrat e thjeshtë që ndodhen në fund të degëve të pemës. Faktorë të thjeshtë të 126 janë numrat 2, 7, 3, 3Mënyra e dytë Faktorët e thjeshtë të një numri mund të gjenden duke e pjesëtuar atë në mënyrë të përsëritur me numrat e thjeshtë, të marrë në radhë rritëse: 2, 3, 5, 7, 11, 13,...(Pjesëtimi bëhet me ata numra të thjeshtë që e plotpjesëtojnë numrin tonë, pra janë faktorë të tij). Pjesëtimi fillohet me numrin e thjeshtë më të vogël, pastaj me pasuesin më të vogël të thjeshtë etj. Vëreni skemën126 : 2 = 63 63 : 3 = 21 21 : 3 = 7 7 : 7 = 1Pra, 126 = 2 · 3 · 3 · 7Nxënësit/et do ta diskutojnë me njëri tjetrin mënyrën e zgjidhjes së detyrës dhe do ta konfirmojnë zgjidhjen e njëjtë pavarësisht rrugëve të ndryshme të ndjekura për ta zbërthyer numrin në faktorë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: Punë në grupeMësuesi/ja fton nxënësit/et që të punojnë në grupe dhe të zbërthejnë në faktorë të thjeshtë numrin që tregon vitin e lindjes së tyre p.sh. nëse janë të lindur në vitin 2008 do ta zbërthejnë si prodhim të faktorëve këtë numër. Nxënësit/et do të vendosin vet për mënyrën që do ta përdorin në zbërthimin e numrit si prodhim i faktorëve. Në tabelë e paraqesin detyrën e punuar dy nxënës/e nga dy grupe që kanë përdorë njëri pemën e faktorëve dhe tjetri pjesëtimet e njëpasnjëshme.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit/et për punën e pavarur punën në dyshe dhe punën në grup. Vlerësimi do të jetë i vazhdueshëm në çdo fazë të orës.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit/et për detyrat e shtëpisë në Fletore pune dhe u jepen sqarime për to.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

