Page 8 - Demo
P. 8
Libër për mësuesin/en6dhe paanshmëri. Ai është vlerësim i vazhdueshëm (nëpër orët mësimore me anë të instrumenteve të përcaktuara me listën e kontrollit të njohurive dhe formave të tjera p.sh. ngjyrat e semaforit, fytyrat. Vetëvlerësimi dhe vlerësimi i ndërsjellë është përfshirë në disa planifikime të orës mësimore. Vlerësimi sumativ (vlerësimi përmbledhës) është paraparë në fund të çdo teme me një përsëritje dhe një testi vetëvlerësues përmbledhës ku synohet të vlerësohen dhe vetëvlerësohen nxënësit për arritjet e rezultateve të të nxënit të temës përkatëse.Detyrat dhe puna e pavarurJanë paraparë detyrat dhe puna e pavarur që u jepet nxënësve të punohen në shtëpi dhe që janë të dhëna në Matematika 6-fletore e pune.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimoreKjo pjesë plotësohet pas përfundimit të orës mësimore. Mësimdhënësi/ja bën një vetëreflektim, vetëvlerësim për mbarëvajtjen e orës mësimore në raport me përmbushjen e planifikimit të orës mësimore, në mënyrë të veçantë në raport me ndikimin e orës në arritjet dhe rezultatet e nxënësve. Në planifikimin që po ju ofrojmë ne përmes Librit të mësuesit ju keni të dhëna 134 orë mësimi tëplanifikuara nga 148 sa parashihen në Planin mësimor për klasën e gjashtë. Orët e paplanifikuara në plane orësh mësimore (14 orë) janë shpërndarë nëpër temat e caktuara në katër planet dymujore, përkatësisht dy plane mujore. Këtu kemi menduar orët që ju duhen për projekt, për ndonjë aktivitet jashtëkurrikularëapo ndërkurrikularë që ju keni autonominë e plotë ta planifikoni dhe t’ia caktoni orët në planin dymujor, ku ju mund ta realizoni. Në planin vjetor kemi vendosur disa rezultate të kompetencave që do të arrihen pikërisht përmes projektit apo aktiviteteve jashtëkurrikulare apo ndërkurrikulare. Gjithashtu ju keni mundësinë e ndryshimit të planit të ofruar, duke vlerësuar njësitë mësimore nga libri bazë p.sh. dy njësi t’i fuziononi në një, apo një njësi mësimore ta ndani, por duke pas kujdes që të mos anashkaloni rezultatet e të nxënit për temë mësimore. Si mësues/e matematike duhet të nxisim te nxënësit idenë se që të dish matematikën, do të thotë të kuptosh marrëdhëniet ndërmjet koncepteve të ndryshme matematike, të zgjidhësh problema të vërteta në mënyrëkonkrete dhe që kanë kuptim për jetën dhe jo thjesht të dish të bësh llogari me numra.Shpresojmë që ky Libër i mësuesit i Matemaika 6 të jetë udhëzues për një punë të suksesshme, të frytshme dhe lehtë të realizueshme për ju. Qëllimi madhor i Kurrikulës që mësimdhënia dhe nxënia të jetë e bazuar në kompetenca që udhëhiqet nga qëllimet dhe parimet e arsimit parauniversitar le të jenë abc-ja e punës sëmësuesit/ses.“Nëse keni dështuar në planifikim, ju keni planifikuar dështimin”Fullan

