Page 80 - Demo
P. 80


                                    Libër për mësuesin/en7862ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Numrat Rezultati i të nxënit të temës:- Njehson PMP dhe ShVP të dy e më shumë numrave.- Modelon radhitjen e numrave duke zbuluar rregullën.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I. 6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.III. 2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike,simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1. 2 Demonstron marrëdhëniet ndërmjet numrave racionalë.4. 3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike, në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Pjesëtuesi më i madh i përbashkët dhe shumëfishi më i vogël i përbashkët i dy numrave natyrorë (PMP dhe ShVP).Fjalët kyçe: Pjesëtues, shumëfish, i përbashkëtRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- përcakton pjesëtuesin më të madh të përbashkët për dy e më shumë numra duke gjetur faktorët për secilin numër.- përcakton shumëfishin më të vogël të përbashkët për dy a më shumë numra duke përcaktuar disa nga shumëfishat e numrave veç e veç.- argumenton emërtimet e pmp dhe shvp duke u bazuar në vetitë e faktorëve dhe shumëfishave të numrave.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune dhe shkumës me ngjyrë.Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Diagrami i Venit (punë në grupe)
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84