Page 81 - Demo
P. 81
Matematika 67963Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që të punojnë në grup për të paraqitur përmes Diagramit të Venit faktorët e numrave 20 dhe 30. U sqaron se në anën e majtë do të shkruajnë faktorët që i takojnë vetëm numrit 20, në të djathtën faktorët që i takojnë vetëm numrit 30 dhe në pjesën e përbashkët (në mes) faktorët e përbashkët të të dy numrave.Ndërtimi i njohurive të reja: Leksion i avancuar• Cili është faktori më i madh i përbashkët i tyre?Me përgjigjen që do të japin nxënësit në pyetjen e dhënë, do të gjejnë PMP për numrat 20 dhe 30 të cilën do ta shënojmë:PMP (20,30) = 10Do të diskutohet se si mund ta gjejnë më lehtë PMP-në për dy a më shumë numra natyrorë, duke u bazuar në zbërthimin në faktorë të thjeshtë të numrave. Mësuesi/ja u jep detyrë në grupe që të gjejnë disa shumëfisha të numrave. Numrat janë të ndryshëm për secilin grup. P.sh. numrat 6, 8, 12, 24, 48.Për secilin numër shënohen në tabelë përgjigjet e dhëna nga grupet.• Cili është shumëfishi më i vogël i përbashkët për këta numra?Përgjigjen (numrin), mësuesi/ja e gjen në vargjet e dhëna dhe e qarkon. Sqaron se:Shvp (6, 8, 12, 24, 48) = 48Për ta zgjidhur më thjeshtë veprojmë në këtë mënyrë:Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: Punë në grupe Mësuesi/ja fton nxënësit që të punojnë në grupe për të zgjidhur tri detyra të dhëna në rubrikën “Ushtrime” dhe zgjedh tre nxënës nga grupe të ndryshme për t’i paraqitur zgjidhjet në tabelë. Nxënësit e tjerë kontrollojnë saktësinë e zgjidhjes së detyrave përmes vetëvlerësimit.Vlerësimi i nxënësve:Nxënësit vlerësohen për punën e pavarur, punën në dyshe dhe punën në grup. Në fazën e fundit të orës, mësuesi/ja vëzhgon nxënësit se si po e zbatojnë vetëvlerësimin.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.

