Page 83 - Demo
P. 83


                                    Matematika 68165Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- cakton pmp për dy a më shumë numra natyrorë duke përdorë algoritmin e euklidit;- dallon mënyrat e veprimit për gjetjen e pmp me këtë metodë nga gjetja me anë të faktorëve të thjeshtë;- arsyeton pse algoritmi i Euklidit është metodë më praktike për të gjetur pmp e numrave natyrorë të mëdhenj. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune dhe fletë A4Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkencat e natyrës dhe artePËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja udhëzon nxënësit që të punojnë në grup për të caktuar PMP (12,16). Një nxënës jep në tabelë zgjidhjen. Kur të kenë përcaktuar PMP(12,16) = 4, atëherë mësuesi/ja pyet:• A do të jetë po kaq e lehtë të gjejmë PMP(260,400)? Argumentoni përgjigjen.Ndërtimi i njohurive të reja: Ditari dypjesëshMësuesi/ja fton nxënësit të lexojnë për Algoritmin e Euklidit në rubrikën “vrojtoni dhe mësoni” dhe të sqarojnë përmes ditarit dypjesësh se si gjendet PMP-ja, përmes këtij algoritmi.
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87