Page 85 - Demo
P. 85
Matematika 68367Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1. 2 Demonstron marrëdhëniet ndërmjet numrave racionalë.4. 1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Rregulla të plotpjesëtimitFjalët kyçe: Plotpjesëtues, rregullRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- përkufizon rregullat e plotpjestueshmërisë për numrat 2, 3, 4, 5, 6, 8, 9, 10 duke i lidhur numrin me rregullën përkatëse;- zbaton rregullat e plotpjestueshmërisë në detyrat e dhëna duke i zgjidhur ato;- vlerëson përdorimin e rregullave në shembuj nga jeta e përditshme përmes dy problemave të dhëna.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune dhe fletë A1Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, situata jetësore ku duhet të përdoret plotpjestueshmëria për të bërë ndarje të plota pa mbetje.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja ka shkruar në tetë fletë nga një detyrë ku kërkohet pjesëtim i një numri me njërin nga numrat: 2, 3, 4, 5, 6, 8, 9 dhe 10. Nga një nxënës nga secili grup tërheq një fletë ku janë të shkruara detyrat. Nxënësit i zgjidhin ato në grup.Mësuesi/ja i kontrollon në grupe saktësinë e zgjidhjes së detyrës dhe diskuton me ta për mënyrën e zgjidhjes së saj. Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim me ndalesa Mësuesi/ja i njofton nxënësit se ka disa rregulla që na ndihmojnë për të përcaktuar se a plotpjesëtohet një numër me ndonjërin nga numrat 2, 3, 4, 5, 6, 8, 9, 10.Udhëzohen nxënësit që të lexojnë rregullën e parë për plotpjestueshmërinë me 2.Mësuesi/ja bën pyetjet:• Cilët numra mund të plotpjesëtohen me numrin 2?• Pse nuk mund të jetë ndryshe kjo rregull?• Thoni një numër pesëshifrorë që plotpjesëtohet me 2.Do të vazhdojnë nxënësit t’i lexojnë me radhë rregullat dhe mësuesi/ja do të bëjë afërsisht pyetje të ngjashme pas çdo rregulle. Mësuesi/ja ka përgatitur në një fletë A1 bashkësitë e dhëna me diagram dhe udhëzon nxënësit në secilin grup të lidhin me shigjetë përgjigjet e sakta përkatëse për njërin nga numrat. Fletën e vendosin në tabelë.

