Page 87 - Demo
P. 87
Matematika 68569Klasa:VI (gjashtë)ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëTema: Shumëzimi dhe pjesëtimi i numrave natyrorëRezultati i të nxënit të temës:- Përcakton bashkësinë e numrave natyrorë si bashkësi të mbyllur ndaj shumëzimit.- Kryen veprimet aritmetike (shumëzim, pjesëtim) me numra natyrorë.- Zbaton radhën e kryerjes së veprimeve themelore matematikore me numra natyrorë.- Dallon numrat çift dhe tek, të thjeshtë dhe të përbërë në bashkësinë e numrave natyrorë dhe formon nënbashkësi të tyre.- Përkufizon plotpjesëtueshmërinë dhe zbaton kriteret e plotpjesëtueshmërisë së numrave natyrorë me 2, 3, 4, 5, 6, 9 dhe me 10.- Zbërthen numrat natyrorë si prodhim i numrave të thjeshtë.- Njehson pmp (duke zbatuar algoritmin e euklidit) dhe shvp të dy e më shumë numrave.- Modelon barazime, duke përdorur veprimet me numra natyrorë.- Zgjidh problema, duke përdorur veprimet me numra natyrorë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2 Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike,simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.1 Klasifikon numrat racionalë sipas vetive të caktuara.3.4 Komunikon të menduarin e tij matematik (nëpërmjet të lexuarit, të shkruarit, diskutimit, të dëgjuarit, të pyeturit) duke përdorur: a. gjuhën e përditshme; simbole matematike.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Çfarë mësuam (përsëritje)Fjalët kyçe: numrat natyrorë, veprimet e shumëzimit dhe të pjesëtimit me numrat natyrorë, numrat çift, tek, të thjeshtë dhe të përbërë, kriteret e ploptpjestueshmërisë, pmp dhe shvp, zbërthimi në prodhim faktorësh të thjeshtë.Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- përcakton bashkësinë e numrave natyrorë si bashkësi të mbyllur ndaj shumëzimit;- kryen veprimet aritmetike (shumëzim, pjesëtim) me numra natyrorë;- zbaton radhën e kryerjes së veprimeve themelore matematikore me numra natyrorë;- dallon numrat çift dhe tek, të thjeshtë dhe të përbërë në bashkësinë e numrave natyrorë dheformon nënbashkësi të tyre;

