Page 88 - Demo
P. 88
Libër për mësuesin/en8670- përkufizon plotpjesëtueshmërinë dhe zbaton kriteret e plotpjesëtueshmërisë së numrave- natyrorë me 2, 3, 4, 5, 6, 9 dhe me 10;- zbërthen numrat natyrorë si prodhim i numrave të thjeshtë;- njehson PMP (duke zbatuar algoritmin e Euklidit) dhe ShVP të dy e më shumë numrave;- modelon barazime, duke përdorur veprimet me numra natyrorë;- zgjidh problema, duke përdorur veprimet me numra natyrorë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:MatematikaLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe dyshe/bashkëbisedim/ditari i dyfishtë Nxiten nxënësit të kujtojnë çfarë kanë mësuar gjatë kësaj teme, duke plotësuar kolonën e parë të ditarit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeUdhëzohen nxënësit të punojnë në grupe ushtrimet e kolonës së dytë të ditarit. Ju jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Zgjidhjet e ushtrimeve paraqiten dhe në tabelë duke argumentuar veprimet e kryera.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e kryerjen e saktë të veprimit të shumëzimit dhe të pjesëtimit me numrat natyrorë, vetitë e veprimeve, kriteret e plotpjestueshmërisë, zbërthimi në prodhim faktorësh të thjeshtë, gjetja e shvp dhe pmp, në zgjidhjen e situatave problemore me shembuj nga veprimtaria e përditshme praktike. Argumentimin e veprimeve të kryera.

