Page 89 - Demo
P. 89


                                    Matematika 68771DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPër detyrë shtëpie, mësuesi/ja udhëzon nxënësit të përsërisin njohuritë e temës. --------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Shumëzimi dhe pjesëtimi i numrave natyrorëRezultati i të nxënit të temës:- Përcakton bashkësinë e numrave natyrorë si bashkësi të mbyllur ndaj shumëzimit.- Kryen veprimet aritmetike (shumëzim, pjesëtim) me numra natyrorë.- Zbaton radhën e kryerjes së veprimeve themelore matematikore me numra natyrorë.- Dallon numrat çift dhe tek, të thjeshtë dhe të përbërë në bashkësinë e numrave natyrorë dhe formon nënbashkësi të tyre.- Përkufizon plotpjesëtueshmërinë dhe zbaton kriteret e plotpjesëtueshmërisë së numrave natyrorë me 2, 3, 4, 5, 6, 9 dhe me 10.- Zbërthen numrat natyrorë si prodhim i numrave të thjeshtë.- Njehson pmp (duke zbatuar algoritmin e euklidit) dhe shvp të dy e më shumë numrave.- Modelon barazime, duke përdorur veprimet me numra natyrorë.- Zgjidh problema, duke përdorur veprimet me numra natyrorë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2 Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike,simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për tënxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93