Page 90 - Demo
P. 90
Libër për mësuesin/en8872Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.1 Klasifikon numrat racionalë sipas vetive të caktuara.3.4 Komunikon të menduarin e tij matematik (nëpërmjet të lexuarit, të shkruarit, diskutimit, të dëgjuarit, të pyeturit) duke përdorur: a. gjuhën e përditshme; simbole matematike.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: VlerësimFjalët kyçe: numrat natyrorë, vendvlerat, krahasimi, boshti numerik, veprimet aritmetike me numrat natyrorë, bashkësia N.Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- përcakton bashkësinë e numrave natyrorë si bashkësi të mbyllur ndaj shumëzimit;- kryen veprimet aritmetike (shumëzim, pjesëtim) me numra natyrorë;- zbaton radhën e kryerjes së veprimeve themelore matematikore me numra natyrorë;- dallon numrat çift dhe tek, të thjeshtë dhe të përbërë në bashkësinë e numrave natyrorë dhe- formon nënbashkësi të tyre;- përkufizon plotpjesëtueshmërinë dhe zbaton kriteret e plotpjesëtueshmërisë së numrave natyrorë me 2, 3, 4, 5, 6, 9 dhe me 10;- zbërthen numrat natyrorë si prodhim i numrave të thjeshtë;- njehson PMP (duke zbatuar algoritmin e Euklidit) dhe ShVP të dy e më shumë numrave;- modelon barazime, duke përdorur veprimet me numra natyrorë;- zgjidh problema, duke përdorur veprimet me numra natyrorë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:MatematikaLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës, shoqëria dhe mjedisiPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur/vlerësim i shokut nga shoku Udhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e dhëna për vlerësim.Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Këmbehen fletat e zgjidhjes së ushtrimeve ndërmjet shokëve të bankës.Bashkëbisedohet rreth zgjidhjes së ushtrimeve.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e kryerjen e saktë të veprimit të shumëzimit dhe të pjesëtimit me numrat natyrorë, vetitë e veprimeve, kriteret e plotpjestueshmërisë, zbërthimi në prodhim faktorësh të thjeshtë, gjetja e shvp dhe pmp, në zgjidhjen e situatave problemore me shembuj nga veprimtaria e përditshme praktike. Argumentimin e veprimeve të kryera.DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR

