Page 93 - Demo
P. 93


                                    Matematika 69175PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Mini leksionMësuesi/ja njofton nxënësit për temën në të cilën do të futen nga kjo njësi mësimore duke përmendur tri konceptet themelore të gjeometrisë: pikën, drejtëzën dhe rrafshin. Ai/ajo u sqaron se si të tilla, pika, drejtëza dhe rrafshi nuk kanë përkufizim. Nga kuptimet themelore do të njihen me kuptime të tjera të nxjerra siç është gjysmëdrejtëza, segmenti dhe gjysmërrafshi.Ndërtimi i njohurive të reja: INSERT Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë pjesën e re të mësimit në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Gjatë leximit, ata do të vendosin në fund të çdo informate nga një simbol që tregon se si e kanë kuptuar atë informatë.√ nëse informacioni është i njohur për ju.+ nëse informacioni është i ri.? nëse informacioni është i paqartë.– nëse informacioni që lexuat është ndryshe nga ai që dinit më parë.Nxënësit në fletore do të vizatojnë tabelën në të cilën do të shkruajnë informacionet sipas simboleve që kanë vendosur.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Tabela e INSERT-itNë tabelën e klasës, mësuesi/ja plotëson tabelën e INSERT-it duke marrë mendimet e nxënësve dhe duke u ndalë më gjatë te kolona me shenjën “?” për të dhëna sqarimet e informacioneve që nxënësit nuk i kanë kuptuar.Psh:Nxënësit në grupe në një fletë A4 punojnë detyrën 1 te rubrika “Ushtrime” dhe punimet i vendosin në tabelë për t’i komentuar dhe vlerësuar bashkë me mësuesin/en.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi bëhet për plotësimin e tabelës tabelën e ISERT-it, dje për vizatimin e koncepteve gjeometrike të mësuara.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97