Page 95 - Demo
P. 95
Matematika 69377Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- përkufizon segmentin si pjesë të drejtëzës;- vizaton segmentin dhe vijën e thyer duke përdor vizoren e shkallëzuar;- krahason segmentet duke matur gjatësitë e tyre.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, fletë A4, veglat për gjeometri Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna, edukimi figurativPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit të caktojnë në fletore dy pika të ndryshme a dhe b. Me anë të vizores bashkoni këto dy pika. Çfarë fituat? Duke përdorur vizoren e shkallëzuar mateni distancën në mes pikave a dhe b. Sa është ajo?Ndërtimi i njohurive të rejaMësuesi/ja lexon pjesën e re të mësimit në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni” të cilën më parë e ka ndarë në disa pjesë. Në çdo ndalesë, ai/ajo bën pyetje në të cilat nxënësit përgjigjen.Pyetje për ndalesën e parë:• Çfarë quajmë segment?• Si shënohet simbolikisht ai?• Vizato në fletore një segment dhe emëroni atë.Pyetje për ndalesën e dytë:• Çfarë është vija e thyer?• Si quhen skajet e segmenteve te vija e thyer? Po vet segmentet e vijës së thyer?• Vizato një vijë të thyer dhe emërto kulmet e saj.Pyetje për ndalesën e tretë:• Ç’është gjatësia e segmentit?• Çfarë duhet të caktosh për të matur një segment?• Cakto njësinë matëse dhe mate segmentin e vizatuar më lartë.• Sa është gjatësia e tij?• Vizato segmentet [ab] = 6 cm dhe [cd] = 8 cm. Krahasoji ato.Pyetje për ndalesën e katërt:• Çfarë quajmë largesë të dy pikave?• Ç’është mesi i segmentit?• Cakto mesin e segmentit të vizatuar më parë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeNxënësit duke diskutuar në grupe punojnë detyrat 4 dhe 5 te rubrika “Ushtrime”. Kur të kenë përfunduar punën, mësuesi/ja cakton nxënësit që do të dalin në tabelë për të vizatuar dhe diskutuar me klasën ato detyra.Këto detyra nxënësit do t’i punojnë edhe përmes programit geogebra duke u drejtuar nga mësuesi/ja.

