Page 97 - Demo
P. 97


                                    Matematika 695792. 5 Konstrukton dhe ndërton figura gjeometrike mbi bazën e elementeve të dhëna.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: këndi, krahasimi i këndeve, shuma dhe ndryshimi i këndeveFjalët kyçe: kënd, krahë, kulm, lloje të këndeveRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- përkufizon këndin dhe elementet e tij duke iu përgjigjur pyetjeve;- vizaton llojet e këndeve duke përdor trekëndëshin e vizatimit dhe i emërton ato; - krahason këndet sipas madhësive të tyre;- cakton këndet që fitohen si shumë apo si ndryshim i dy këndeve duke i vizatuar; - zbaton përmes programit geogebra vizatimin e llojeve të ndryshme të këndeve. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, fletë A4, veglat për gjeometri, lap-top projektorLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe punaPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: BashkëbisedimMësuesi/ja merr një orë muri në dorë dhe bashkë me nxënësit fillojnë të diskutojnë pozitën e akrepave të orës. Duke ia ndërruar pozitën akrepave do të formohen kënde të ndryshme dhe do t’i analizojnë këndet që fitohen në të gjitha rastet e ndryshimit të akrepave.Mësuesi/ja pyet “Shikoni rreth e qark në klasë, ku shihni kënde?” Ndërtimi i njohurive të reja: Ditari dypjesëshMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë pjesën e mësimit në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Çdo pjesë që ata mendojnë se është e rëndësishme të diskutohet me klasën, duhet ta nënvizojnë. Pas leximit, mësuesi/ja iu kërkon të plotësojnë ditarin dypjesësh. Ai/ajo vizaton ditarin dypjesësh në tabelë dhe duke diskutuar dhe komentuar bashkë me nxënësit e plotëson atë. Pyetjet dhe përgjigjet i merr nga nxënësit.
                                
   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101