Page 98 - Demo
P. 98
Libër për mësuesin/en9680Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeDetyrat 1 dhe 2 në rubrikën “Ushtrime”, nxënësit do t’i punojnë në grupe në një fletë A4 dhe punimet do t’i vendosin në tabelë. Njëri nga grupet do t’i punojë detyrat në lap-top përmes geogebrës. Bashkë me mësuesin/en do t’i diskutojnë, krahasojnë dhe vlerësojnë punimet në fleta dhe atë të punuar në program kompjuterik.Vlerësimi i nxënësve:Nxënësit vlerësohen për saktësinë në përgjigjet e dhëna. Gjithashtu ata do të vlerësohen për saktësinë e vizatimeve të punuar dhe shkathtësitë në përdorimin e programit geogebra.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Kuptimet themelore të gjeometrisë Rezultati i të nxënit të temës:- Dallon llojet e këndeve sipas pozicionit të krahëve (brinjëve). dhe masave të tyre (suplementare, komplementare)Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I. 6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.III. 5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprakeqë tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2. 5 Konstrukton dhe ndërton figura gjeometrike mbi bazën e elementeve të dhëna.4. 1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.

