Page 99 - Demo
P. 99


                                    Matematika 69781ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Lloje të tjera këndesh Fjalët kyçe: kënd, pozicion i krahëve, lloje të këndeveRezultatet e të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- përkufizon llojet e këndeve sipas pozitës së krahëve;- konstrukton kënde fqinje, kënde të përbrinjëshëm (të bashkëmbështetur) dhe kënde kryqëzuese (të kundërt në kulm);- dallon disa lloje të këndeve duke i konkretizuar me anë të shkopinjve ose lapsave.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, veglat për gjeometri, shkopinjLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe punaPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Di/Dua të di/MësovaMësuesi/ja udhëzon nxënësit të vizatojnë tabelën me tri kolona dhe në kolonën e parë të shkruajnë dy-tri gjëra që ata dinë për këndet dhe llojet e këndeve. Të gjitha ato ide që nxënësit i kanë shkruar ata i lexojnë dhe mësuesi/ja i shkruan në tabelë në kolonën Di.Nxënësit do të plotësojnë kolonën e dytë duke shtruar pyetje në lidhje me njësinë e re mësimore. Pyetjet i shkruan edhe mësuesi/ja në tabelë.Ndërtimi i njohurive të reja: Di/Dua të di/MësovaNxënësit lexojnë mësimin në libër te rubrika “Vrojtoni dhe mësoni” dhe plotësojnë kolonën e fundit “Mësova” duke iu përgjigjur pyetjeve. Këtë kolonë do ta plotësojnë me informacione të reja edhe në qoftë se nuk është bërë pyetje për to.Mësuesi/ja plotëson kolonën e tretë duke marrë përgjigjet nga nxënësit dhe duke i diskutuar bashkë me ta. Nëse ka mbetur ndonjë pyetje pa përgjigje nga kolona e dytë, mësuesi/ja do të përgjigjet ose i mbetet nxënësve të hulumtojnë dhe të gjejnë përgjigjen. 
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103