Page 10 - Demo
P. 10
Libër për mësuesin/en8të realizohen në klasë, ato mund të jepen në formën e detyrave të shtëpisë. P.sh.: kur nxënësit/et kanë për të trajtuar temën e krijimit të biznesit të tyre, ata/ato mund të marrin në intervistë nxënësit/et më të rritur, prindërit apo edhe mësuesit/et për të marrë ide, se si mund të krijojnë një sipërmarrje të tyren. Më pas, të analizojnë të dhënat që do të dalin nga intervistat, dhe më pas duke i diskutuar në klasë të shohin se sa këto të dhëna përputhen me njohuritë lëndore.Udhëzime për përdorimin e saj:• Kërkohet të shfrytëzohet informacioni dhe njohuritë e nxënësit/et nga më shumë se një lëndë.• Është metodë që vë në përdorim dhe shfrytëzon përvojat vetjake të nxënësve dhe njohuritë e tyre të marra nga burime jo shkollore.• Si metodë kërkon që shumë nga veprimtaritë e nxënësve të kryhen jashtë orës së mësimit dhe jashtë mureve të shkollës.• Projekti kërkimor kërkon përcaktimin e partnerëve pjesëmarrës në arritjen e objektivave. Partnerët mund të jenë mësues/e të lëndëve të tjera, prindër dhe përfaqësues të komunitetit.Të mësuarit me projekte (Projekti)Projekti kurrikular është strategji e të nxënit dhe mësimdhënies me në qendër nxënësin/en, përmes së cilës nxënësit/et në mënyrë të pavarur ose/dhe si një anëtar i një grupi hulumtojnë mbi një çështje të caktuar ose një problem të lidhur me jetën reale. Projekti, si veprimtari integruese me karakter kërkimor e krijues, nxit zhvillimin e aftësive të larta të të menduarit, aftësive komunikuese, të bashkëpunimit, të përdorimit të TIK, të sipërmarrjes etj.Projekti kurrikular në lëndën e Teknologjisë me TIK, është rubrikë e detyruar e portofolit të të nxënit.Zbatimi i një projekti në lëndën e Teknologjisë me TIK kërkon më shumë se një orë mësimore.Stadet kryesore që ndiqen për realizimin e një projekti janë:• përcaktimi saktë i çështjes ose problemit për të cilin do të hulumtohet, në mënyrë që të jetë i menaxhueshëm në kohë;• përcaktimi qartë i detyrave që duhet të realizohen për të grumbulluar të dhënat e nevojshme nga puna e secilit/ës nxënës/e;• grumbullimi i materialit dhe/ose mjeteve të nevojshme;• përpunimi, analizimi dhe redaktimi i të dhënave të grumbulluara;• nxjerrja e përfundimeve nga të dhënat e grumbulluara;• përgatitja e produktit përfundimtar;• prezantimi i projektit ose i produktit të krijuar.

