Page 108 - Demo
P. 108
Libër për mësuesin/en106Evokim( Stuhi mendimesh/7’):Mësimdhënësi/ja parashtron disa pyetje:1. Listoni disa pajisje shtëpiake që funksionojnë me rrymë elektrike. 2. A mund të tregoni se nga e marrin ato rrymën elektrike?3. Çfarë ndodh me ndriçuesin e dhomës kur shtypim çelësin? Pse ndizet?Realizim kuptimi ( D.R.T.A /25’):Mësimdhënësi/ja udhëzon nxënësit/et që të lexojnë njësinë mësimore ku pas çdo paragrafi parashtrohen pyetje.Më pas, mësimdhënësi/ja demonstron qarkun e thjeshtë elektrik. Reflektim(Diskutim/7’):Në fund, nxënësit/et plotësojnë rubrikën “Provoni veten”.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë orës mësimore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit/et realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten”, në tekstin e nxënësit/es.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore Ora mësimore shkoi sipas planifikimit dhe me sukses, edhe rezultatet e pritura të të nxënit mendoj se janë arritur në përgjithësi.

