Page 11 - Demo
P. 11
Teknologji me Tik 69IV. Organizimi i procesit të mësimitPërdorimi i metodologjive efikase në procesin e të nxënit është kusht për rritjen e cilësisë së arritjeve nga ana e nxënësve, duke i dhënë secilit mundësinë të shfaqë dhe të zhvillojë potencialin që zotëron brenda vetes. Organizimi i mirë i procesit të mësimit do të thotë që nxënësit/et të vendosen në situata konkrete krijuese, ku kërkohet përdorimi i njohurive për të zgjidhur situata konkrete nga jeta e përditshme. Kjo arrihet vetëm nëpërmjet motivimit dhe përkundrejt zhvillimit të kompetencave të caktuara si dhe temave përkatëse mësimore. Mësimdhënia për nga vetë natyra, nënkupton një veprimtari krijuese, shprehëse, emocionale. Mësimdhënia e Teknologjisë me TIK-un, synon gjithëpërfshirjen dhe bazohet:• në mësimdhënien dhe nxënien bazuar në kompetenca;• mësimdhënien me në qendër nxënësin/en dhe mësimdhënien e nxënien e integruar.Ashtu siç e shpjeguam në kapitullin më sipër, nxënësit e një klase janë të ndryshëm, për sa i përket mënyrës sesi ata/ato nxënë: individualisht, në grup, nën udhëheqjen e mësuesit/es, të pavarur, me anë të mjeteve konkrete etj.Planifikimi dhe përzgjedhja e metodave të mësimdhënies në mësimin e Teknologjisë me TIK-un mban parasysh:• ndërtimin e kompetencave kryesore të të nxënit në TIK;• lidhjen konceptuale, ruajtjen e koherencës vertikale të njohurive e aftësive në kuptimin që ndërtimi i çdo njohurie dhe edukimi i çdo aftësie mbështeten në ato të mëparshmet;• formimin dhe forcimin aftësive dhe shprehive për zgjidhje problemore dhe zhvillimin emendimit kritik;• zbatimin e veprimtarive krijuese/interpretuese/vlerësuese, brenda dhe jashtë klasës, të cilat lidhin konceptet lëndore me situata të jetës reale;• përdorimin e mjeteve didaktike dhe ato të teknologjisë CD, DVD, kompjuter, printer, videoprojektor etj.;• nevojën e individit për të nxënë gjatë gjithë jetës;• zhvillimin e qëndrimit pozitiv ndaj lëndës dhe vlerësimit të përdorimit të gjithanshëm të saj;• nxitjen e bashkëveprimit mësues-nxënës që në procesin mësimor, mësuesi/ja dhe nxënësi/ja të jenë plotësues të njëri-tjetrit.Një planifikim i mirë krijon kushtet e nevojshme për një nxënie të suksesshme dhe lehtëson, si punën e mësuesit/es, ashtu edhe atë të nxënësit/es. Çdo model i planifikimit ditor është sugjerues, sepse kërkon të nxisë dhe orientojë mësuesit/et rreth zhvillimit të orës mësimore. Niveli i nxënësve, burimet materiale, përvoja e vetë mësuesit/es, mjetet në dispozicion për realizimin orës mësimore, dhe për këtë arsye vendosja e rezultateve të të nxënit për zhvillimin e kompetencave kyçe nuk mund të jenë për të gjithë njësoj. Kështu që çdo mësues/e zgjedh të zhvillojë sipas këtij modeli të sugjeruar, por mund të zhvillojë këtë situatë ose të zhvillojë temën mësimore në një situatë tipike për klasën e tij. Ato kanë në qendër pjesëmarrjen aktive të nxënësve, përmes njohurive që ata kanë.Gjithashtu, është e rëndësishme që nxënësit/et të punojnë me situata dhe veprimtari reale që ata/ato i njohin, ku i kërkohen arsyetime apo përgjigje të pyetjeve të tilla si:• “Pse shërben Teknologjia me Tik-un në jetën e përditshme?”• “A ndihmon Teknologjia me Tik-un në përmirësimin e aftësive tona, për të zhvilluar kompetenca që kërkon tregu i punës?”

