Page 111 - Demo
P. 111
Teknologji me Tik 6109ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Jeta dhe puna Lënda: Teknologji me TIK Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VITema (nga plani dymujor): Strukturat, mekanizmat, forca dhe energjiaRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Paraqet praktikisht një shembull të funksionimit të një pajisjeje elektrike shtëpiake me kompjuter, hap pas hapi.Skicon skemat e lidhjeve të ndryshme.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8; II.1,3, 4, 5, 6, 7; III. 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8; IV. 1,2, 5, 7; V.5, 7.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1,1.1; 1.2; 2,2.1; 3,3.2; 4,4.1; 6.1; 9.1ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 6.3 Lidhja në seri dhe paralel e qarkut elektrikFjalët kyçe: Qarku elektrik, paralel, serik, ndezja dhe fikja e qarkutRezultati/et e të nxënit për orë mësimore: 1. Bën dallimin mes tipave të qarkut elektrik. 2. Skicon skemat e lidhjeve serike dhe paralele.Kriteret e suksesit:1. Skicon qarqe duke përdorur simbole të ndryshme.2. Analizon mënyrën e lidhjes së dritave në figurat të paraqitura në libër.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Burimet: Teknologji klasa 6,Mjetet e punës: libri, fletorja, veglatFormat e punës: individualeMetodologjia: Mësimdhënia me nxënësin/en në qendër dhe gjithëpërfshirjen. Mësimdhënia dhe nxënia e diferencuar;Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Shkenca Natyrore, Gjuhë dhe komunikimPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREEvokim(Stuhi mendimesh/5’):Mësimdhënësi/ja parashtron disa pyetje:1. Si janë të lidhura dritat e Vitit të Ri?2. A ju ka ndodhur ndonjëherë që vetëm një pjesë e dritave të mos ndizen, ndërsa të tjerat po? Pse ndodh kjo?

