Page 118 - Demo
P. 118
Libër për mësuesin/en116PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREEvokimi (Pemë mendimesh/7’): Mësimdhënësi/ja udhëzon nxënësit që të krijojnë nga një pemë të mendimeve:SISTEMI KOMPJUTERIKHARDUER SOFTUERMë pas pema e mendimeve plotësohet nga nxënësit duke numëruar disa komponentë harduerike dhe disa komponentë softuerike.Realizimi i Kuptimit (D.R.T.A/Prezantim/ 25’):Leximi bëhet me ndalesa, ku pas çdo ndalese parashtrohen pyetje për diskutim. 1. Kush e përbën sistemin kompjuterik?2. Çfarë kuptojmë me nocionin harduer?3. Çfarë kuptojmë me nocionin softuer?4. Kush konsiderohet pajisje hyrëse?5. Kush konsiderohet pajisje dalëse?6. Cilat pajisje quhen edhe pajisje hyrëse edhe pajisje dalëse?7. Për çfarë na ndihmojnë programet aplikative?Po ashtu, mësimdhënësi/ja, përmes një videoje, prezanton njësinë: Sistemi kompjuterik- njësitë hyrëse dhe dalëse.Reflektimi (Provoni veten/8’): Mësimdhënësi/ja u shpërndan nxënësve disa fleta ku nxënësit provojnë veten.

