Page 135 - Demo
P. 135
Teknologji me Tik 6133ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Jeta dhe punaLënda: Teknologji Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VITema (nga plani dymujor): Tema 7: Teknologjia e informimit dhe komunikimitRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): y Bën mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e kompjuterit përmes programeve aplikative duke identifikuar problemet kryesore në sistemin operativ.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1,2,3,4,5,6,7,8, II.1,3,4,5,6,7 III.1,3,4,7,8 IV.1,2,3,4,5,7Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1. 1.2; 2.1; 3.1.2; 6.1; 7.1; 9.1. ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 7.10 Mirëmbajtja e kompjuteritFjalët kyçe: mbrojtje harduerike, mbrojtje softuerike, antivirus, mirëmbajtjeRezultati/et e të nxënit për orë mësimore: 1. Zbaton mirëmbajtjen e kompjuterit në aspektin e ruajtjes dhe pastrimit të vazhdueshëm nga viruset. Kriteret e suksesit:1. Analizo viruset dhe mënyrat e infektimit të kompjuterit nga ato.2. Vlerëso rolin e programeve antivirus për mbrojtjen e kompjuterit nga viruset.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Burimet: interneti, teksti shkollorMjetet e punës: laptopi, televizori, kompjuterat, librat, fletoret.Format e punës: individuale Metodologjia: Mësimdhënia me nxënësin në qendër dhe gjithëpërfshirje, të nxënit në bashkëpunim. Informata kthyeseLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Korrelacion me: Shkencat natyrore, gjuhët dhe komunikimiPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREEvokimi (Diskutim/ 7`):Për të realizuar këtë orë mësimore mësimdhënësi u drejtohet nxënësve si më poshtë:Gjatë punës në kompjuter, a ju ka ndodhur ndonjë herë një nga situatat e mëposhtme:1. Kompjuteri punon shumë ngadalë.2. Në monitor shfaqen mesazhe të pazakonta.3. Hard disku tregon se është mbushur plot.4. Programet aktivizohen vetë, pa komandën tuaj.5. Disqet DVD hapen dhe mbyllen vetë.6. Ndodh bllokimi i kompjuterit.

