Page 14 - Demo
P. 14
Libër për mësuesin/en12VI. Lidhja ndërlëndoreInformacion i shkëputur nga Progami Lëndor i fushës Teknologji me TIK, Prishtinë 2018, MASHT.Integrimi i çështjeve ndërkurrikulare mund të realizohet përmes:- Gjetjes së korrelacioneve midis lëndëve/temave apo njësive mësimore me qëllim të realizimit të ndonjërës nga kompetencat, p.sh., nëse tema mësimore është nga mbrojtja e mjedisit, ajo ndërlidhet edhe me çështje gjuhësore, letrare, teknologjike por edhe me matematikë, edukatë qytetare etj. (shih në KB).Mësimdhënia dhe nxënia e bazuar në çështjet jashtëkurrikulare - një metodë ku nxënësit/et mund të zhvillojnë aktivitete jashtëmësimore p.sh.: vizita në laboratore të mekatronikës, në pyje, në fabrikë tekstili etj.Metodologjia ndërlidh përmbajtjet e veçanta të lëndëve mësimore me qëllim të arritjes së rezultateve në të nxënit e fushave mësimore me rezultatet e të nxënit të kompetencave kryesore – për shkallë dhe nivele.Thuajse, e gjithë veprimtaria e fushës Jeta dhe Puna bazohet në punën praktike. Metodat që përdoren te kjo fushë duhet të mundësojnë konkretizimin e teorisë në praktikë.Të nxënit në bashkëpunim bën të mundur që nxënësit/et të nxënë në mënyrë aktive dhe të shprehin shkathtësitë e tyre praktike. Të nxënit në bashkëpunim nxit të menduarit e rendit të lartë, ngre motivimin dhe moralin, mësohen shprehitë ndërvetjake, nxit mirëkuptimin midis nxënësve dhe grupeve etj.Gjatë zbërthimit dhe përdorimit të metodologjive në orët mësimore, mund të përdoren dhe shumë teknika mësimore që përshtaten me pjesën hyrëse, realizimin e aktivitetit (përmabjtjes) dhe pjesën reflektuese me përdorimin e të menduarit kritik dhe përshtatjes së aktivieteve: Organizuesi veprues, Insert, Demonstrim, Shqyrtimi i përbashkët etj.Të gjitha këto teknika mund të modifikohen varësisht nga njësia dhe kërkesa e përmbajtjes.Është me rëndësi që secili mësimdhënës në lëndën Teknologji me TIK varërisht nga numri i nxënësve dhe njohuritë e tyre të identifikojnë drejtë përdorimin e secilës metodologji që dërgon deri te arritja e rezultateve.Në kuadër të fushës kurrikulare Jeta dhe Puna, një ndër qëllimet e rëndësishme të saj është realizimi i çështjeve ndërkurrikulare. Kjo do të ndihmojë në arritjen e kompetencave kryesore të parapara me KK. Disa nga çështjet ndërkurrikulare që duhet të merren në konsideratë në këtë nivel, por që mund të trajtohen në vazhdimësi edhe në nivelet e tjera, janë:• Njohja e medies;• Zhvillimi i qëndrimeve ekologjike;• Gjuha dhe shkathtësitë e komunikimit;• Barazia gjinore dhe toleranca;• Puna vullnetare;• Edukimi për rrezikun nga fatkeqësitë natyrore;• Shkathtësitë për jetë;• Komunikimi ndërkurrikular përmes TIK-ut;• Integrimi i TIK-ut në mësimdhënie1.

