Page 142 - Demo
P. 142
Libër për mësuesin/en140PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitMësuesi/ja shpjegon mësimin duke u ndaluar si fillim te shpjegimi i termave, si dhe duke zhvilluar aktivitetin që ndodhet në fillim të mësimit, se cilat janë disa nga profesionet më të rëndësishme në Kosovë. Veprimet në situatëHapi I – Veprimtari: Rrjeti i diskutimitMësuesi/ja paraqet materialin, duke treguar se si kanë ndryshuar profesionet ndër vite dhe se si ka ndikuar inovacioni në krijimin e disa profesioneve të reja. Hapi II – Vëzhgo – Analizo – DiskutoMësuesi/ja jep shembuj konkretë dhe u jep nxënësve disa pyetje që ata/ato të kuptojnë më mirë se ç’do të thotë shkathtësi të forta dhe shkathtësi të buta. Më pas, u kërkohet nxënësve të listojnë shkathtësitë që ata/ato zotërojnë.Hapi III – Krahasojnë idetëDisa nxënës/e prezantojnë përgjigjet që i kanë dhënë pyetjeve në mënyrë që ata/ato të kuptojnë më mirë njohuritë e reja. VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit/et mund të kryejnë me sukses punët në grup në klasë, si dhe detyrat e shtëpisë.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit/et realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten”, në tekstin e nxënësit/es.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

