Page 144 - Demo
P. 144
Libër për mësuesin/en142PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitMësuesi/ja zhvillon një bashkëbisedim me nxënësit/et, se cilat janë p.sh. profesionet më të kërkuara gjatë sezonit të verës. Gjithashtu diskutohet se si disa profesione ndryshojnë kur jemi në një qytet bregdetar apo në një vend malor. Veprimet në situatëHapi I – Veprimtari: Rrjeti i diskutimitMësuesi/ja paraqet materialin, duke treguar se si ndikojnë vlerat, shkathtësitë dhe interesat në zhvillimin e karrierës së njerëzve. Hapi II – Vëzhgo – Analizo – DiskutoMësuesi/ja jep shembuj konkretë dhe u kërkon nxënësve t’ju përgjigjen pyetjeve në një fletë. 1. Ku jam sot? 2. Cilat janë aftësitë, dëshirat, interesat dhe shkathtësitë e mia? 3. Ku dëshiroj të jem pas 5 vitesh, ku dua të arrij, cili është qëllimi im? 4. Çfarë duhet të bëj konkretisht për të shkuar atje ku synoj?Hapi III – Krahasojnë idetëDisa nxënës/e prezantojnë përgjigjet që i kanë dhënë pyetjeve në mënyrë që ata/ato të kuptojnë më mirë njohuritë e reja. Gjithashtu, ata/ato mund të shohin se sa prej tyre kanë dëshirë të kenë të njëjtin profesion. VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit/et mund të kryejnë me sukses punët në grup në klasë, si dhe detyrat e shtëpisë.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit /et realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten”, në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

