Page 146 - Demo
P. 146


                                    Libër për mësuesin/en144PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitMësuesi/ja zhvillon një bashkëbisedim me nxënësit/et duke dhënë raste konkrete se sa e rëndësishme është të planifikojmë për të pasur në të ardhmen profesionin e dëshiruar. Veprimet në situatëHapi I – Veprimtari: Rrjeti i diskutimitMësuesi/ja paraqet materialin, duke treguar se si teknika SMART ndihmon në zhvillimin e një planifikimi të suksesshëm. Hapi II – Vëzhgo – Analizo – DiskutoMësuesi/ja jep disa shembuj dhe u kërkon nxënësve t’u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme:•	 Cili është arsimimi i duhur për profesionin në fjalë? •	 Çfarë shkathtësish duhet të zotëroni për të realizuar detyrat në këtë profesion? •	 Çfarë detyrash kryhen në këtë profesion?Hapi III – Krahasojnë idetëDisa nxënës/e prezantojnë përgjigjet që i kanë dhënë pyetjeve në mënyrë që ata/ato të kuptojnë më mirë njohuritë e reja. Gjithashtu, ata/ato mund të shohin se sa prej tyre kanë dëshirë të kenë të njëjtin profesion. VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit/et mund të kryejnë me sukses punët në grup në klasë, si dhe detyrat e shtëpisë.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit/et realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten”, në tekstin e nxënësit/es.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150