Page 148 - Demo
P. 148


                                    Libër për mësuesin/en146Veprimet në situatëHapi I – Veprimtari: Rrjeti i diskutimitMësuesi/ja paraqet materialin, duke treguar se si funksionon platforma dhe për çfarë shërben. Në këtë mënyrë, nxënësit/et kuptojnë se si ndihmon teknologjia për të gjetur punë, por edhe se si puna e kërkuar përshtatet me interesat e individit. Hapi II – Vëzhgo – Analizo – DiskutoMësuesi/ja jep disa shembuj duke treguar se ndryshojnë aftësitë, shkathtësitë dhe shkollimi i nevojshëm sipas profesionit që ne zgjedhim. Nxënësit/et plotësojnë një model testi nga ata të dhënë në platformën Busulla.com, në mënyrë që ata/ato të kuptojnë se si platforma gjeneron të dhënat. Hapi III – Krahasojnë idetëDisa nxënës/e prezantojnë përgjigjet që i kanë dhënë pyetjeve në mënyrë që ata/ato të kuptojnë më mirë njohuritë e reja. VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit/et mund të kryejnë me sukses punët në grup në klasë, si dhe detyrat e shtëpisë.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit/et realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten”, në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152