Page 149 - Demo
P. 149


                                    Teknologji me Tik 6147ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Jeta dhe punaLënda: Teknologji me TIK Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VITema: Këshillimi dhe orientimi ne karrierë Rezultatet e të nxënit të temës: Nxënësi/ja: Planifikon hapat për karrierën.Zgjeron njohuri, krijon shprehi hulumtimi duke shfrytëzuar burime të ndryshme me qëllim zbulimin e dëshirave dhe aftësive për një karrierë të synuar.Hulumton metoda planifikimi dhe prezanton model-planin për të ardhmen e tij/saj.Përdor komunikimin elektronik për çështje të ndryshme për orientimin në karrierë.Kryen punë praktike në ekip duke treguar forma të ndryshme hulumtimi për profesion.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I.1, 2, 3, 4, 5; II. 1, 2, 5. III.1, 2; IV. 3, 7. Rezultatet e të nxënit të fushës: 1.1,2.1,4.1,7.1 ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 8.5 ProjektFjalët kyçe: puna në grup, projekt, karrierë Rezultati i të nxënit për orë mësimore: Nxënësi/ja:- kryen punë praktike në ekip, duke treguar forma të ndryshme hulumtimi për profesionet.Kriteret e suksesit:1. Nxënësit/et mësojnë të punojnë në grup dhe zhvillojnë aftësi të vendimmarrjes. 2. Nxënësit/et mësojnë të planifikojnë duke u bazuar në profesione konkrete. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (videoprojektori), Microsoft Office.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare: Nxënësi/ja fitojnë aftësi se si të punojnë në grup, si të marrin vendime dhe si të punojnë në mënyrë autonome. Këto aftësi, ata/ato i zhvillojnë edhe në lëndët e tjera, nëpërmjet punëve me projekte. PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitMësuesi/ja zhvillon orën e mësimit, duke e ndarë klasën minimalisht në tre grupe.
                                
   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153