Page 155 - Demo
P. 155
Teknologji me Tik 6153Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: 1. Identifikon disa nevoja që ka shkolla për të pasur disa produkte në të mirë të komunitetit.2. Prezanton ide kreative në klasë apo edhe në shkollë përmes punimeve të krijuara.Kriteret e suksesit:1. Realizo prezantime të ndryshme duke përdorur edhe motorët e kërkimit.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Burimet: teknologji klasa 6, burime internetiMjetet e punës: libri, fletat, veglat, materialetFormat e punës: në dyshe apo në grupeMetodologjia: Mësimdhënia me nxënësin në qendër dhe gjithëpërfshirje. Mësimdhënia dhe nxënia e diferencuar;Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Korrelacion me: Shkencat natyrore, gjuhë dhe komunikimi, artPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREEvokimi (Diskutim/5’):Mësimdhënësi/ja së bashku me nxënësit diskutojnë lidhur me organizimin e një ekspozitë në shkollë me punime të nxënësve me materiale të riciklueshme për paralelet e tjera që të shohin punën dhe idet kreative të tyre.Realizimi i Kuptimit (Aktivitet praktikë/ 25’): Mësimdhënësi i udhëzon nxënësit që të krijojnë planin për të realizuar një ekspozitë me materiale ricikluese, modelet e krijuara duhet të ngjallin interes tek komuniteti. Ata duhet të punojnë në grupe lidhur me hapat që duhet ndjekur për të hapur ekspozitën.1. Përcaktoni kriteret për realizimin e ekspozitës :2. Përshkruani qëllimin e ekspozitës:3. Shkruani hapat për realizim të ekspozitës:4. Listoni mjetet dhe materialet që ju duhen për ta realizuar ekspozitën:5. Shkruani me çka do të prezantoni idenë tuaj para klasës:Reflektimi( Prezantim/10’): Nxënësit lexojnë planet e tyre lidhur me ekspozitën.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit do të vlerësohen përmes aktivitetit në klasë.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURDetyrë: Nxënësit duhet të punojnë në shtëpi në mënyrë individuale, në dyshe apo grupe. Puna do të përfshijë edhe gatimet e ushqimit për ditën e panairit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

