Page 157 - Demo
P. 157
Teknologji me Tik 6155Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Korrelacion me: Shkencat natyrore, gjuhë dhe komunikimi, artPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREEvokimi (Diskutim/5’):Pasi që vendoset se kush është lideri i grupit mësimdhënësi/ja së bashku me nxënësit diskutojnë lidhur me organizimin e panairit në shkollë. Aty nxënësit do të paraqiten me punimet e tyre të përgatitura për këtë ditë, po ashtu edhe me ushqime të ndryshme të gatuara në shtëpi, ashtu që, lideri të mund të udhëheq me sukses hapat për organizimin e panairit. Të gjithë duhet të realizojnë hapat me përpikëri.Realizimi i Kuptimit (Prezantim/Aktivitet praktikë/ 25’): Mësimdhënësi/ja së pari përmes një video prezanton një punim ku përfshihen disa hapa për të realizuar panairin si Planifikimi, Pasioni, Toleranca. Pas prezantimit udhëzon nxënësit që të krijojnë nga një listë se kush çfarë do të sjell. Po ashtu kush sjell ushqimin duhet të sjell edhe recetën. Po ashtu duhet të vendoset edhe çmimi që duhet të logjikohet që të jetë i përballueshëm për nxënësit. Po ashtu, njëjtë sillemi edhe me krijimet tona prej materiali të riciklueshëm, ku ne tregojmë për materialin që kemi përdorur , çfarë çmimi ka etj. E tërë kjo punë do të bëhet në dyshe apo grupe.Reflektimi (Prezantim/10’): Nxënësit prezantojnë atë çfarë kanë planifikuar për ditën e panairit. VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit do të vlerësohen përmes aktivitetit në klasë.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURDetyrë: Nxënësit duhet të punojnë në shtëpi në mënyrë individuale, në dyshe apo grupe. Puna do të përfshijë edhe gatimet e ushqimit për ditën e panairit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

