Page 5 - Demo
P. 5
31. HYRJEPërmes kësaj fushe të kurrikulës, nxënësit/et do të njihen me rolet e ndryshme të individëve në jetë dhe në punë, si anëtarët e familjes, qytetarët, prodhuesit, konsumuesit, punëdhënësit dhe punëmarrësit. Nxënësit/et do ta zhvillojnë vetëdijesimin dhe vetëbesimin për përdorim të teknologjive të TIK-ut, zhvillimit të ekonomisë familjare, orientimit profesional, zhvillimi i ndërmarrësisë dhe edukim për zhvillim të qëndrueshëm. Nxënësit/et do të mësojnë edhe vetë të punojnë, të hulumtojnë e të krijojnë, të zhvillojnë aktivitete praktike në fushën e teknologjisë.Në kuadër të lëndës Teknologji me TIK do të zhvillohen module të cilat synojnë të përmbushin konceptet kryesore të fushës Jeta dhe Puna për klasën VI,si: - Këshillimi dhe Orientimi në Karrierë;- Puna dhe Edukimi për ndërmarrësi;- Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm. Të gjitha këto koncepte zhvillohen në ndërlidhje të rezultateve të fushës dhe të lëndës për të arritur qëllimin kryesor të fushës Jeta dhe Puna.Nxënësit/et do ta zhvillojnë vetëdijësimin dhe vetëbesimin për ekzistimin e mundësive të orientimit profesional (përzgjedhja e profesionit), përdorimit të TIK-ut për të avancuar dijet e tyre për profesionet e së ardhmes. Qëllimet kryesore të lëndës së TIK-ut janë:Në fushën kurrikulare “Jeta dhe puna”, nxënësit/et zhvillojnë njohuritë, ushtrojnë punën praktike, përdorin Teknologjinë dhe TIK-ut gjatë orëve të projekteve, si dhe njohin parimet për ushtrimin e zhvillimit të ndërmarrësisë, si dhe arritjen e kompetencave për vendimmarrje lidhur me orientimin profesional për zhvillim të qëndrueshëm.Pse shërben ky libër?Ky libër do të udhëheqë mësuesit/et në zhvillimin e lëndës së Teknologji me TIK në arsimin e mesëm të ulët, në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale, duke kuptuar më së miri qasjen me bazë kompetencat edhe në kurrikulën e kësaj lënde.Çfarë synon ky libër?Qëllimi i këtij libri është orientimi i mësuesit/es që japin lëndën e Teknologji me TIK, në klasën e 6-të, për të përmbushur synimet e kësaj kurrikule dhe zbatimin me sukses i saj, i cili kalon nëpër tri elemente mjaft të rëndësishme:a) planifikimin e të nxënit sipas formateve të reja;b) zbatimin e metodologjinë e mësimdhënies, bazuar në teknika të mësimdhënies të cilat nxisin bashkëpunimin midis nxënësve;c) realizimin e vlerësimit për të nxënë dhe i të nxënit.

