Page 50 - Demo
P. 50
Libër për mësuesin/en48ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Jeta dhe puna / Lënda: Teknologji Shkalla e kurrikulës: III / Klasa: VITema ( nga– plani dymujor):2. Njeriu dhe shoqëria në teknologji Rezultati i të nxënit të temës ( nga plani dymujor): • Tregon përdorimin e teknologjisë në mjedis nga hulumtimi i bërë në internet dhe libra të ndryshëm.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8; II.8; III. 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8; IV. 1, 2, 3, 4, 5, 7; V.3,4, 5, 6.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.1ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 2.2 Përdorimi i teknologjisë në mjedisFjalët kyçe: teknologji, mjedis, ndotje, energji e rinovueshme, automjete elektrike, banesa ekologjike.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: 1. Tregon përdorimin e teknologjisë në mjedise nga hulumtimi i bërë në internet dhe libra të ndryshëm;2. Identifikon teknologjinë moderne që përdoret në edukim dhe fusha të tjera.Kriteret e suksesit1. Trego cilat janë teknologjitë moderne në edukim;2. Krahaso teknologjitë e mëparshme me ato moderne për nga funksioni dhe përdorimi;3. Analizo përdorimin e teknologjive moderne në fusha të ndryshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Burimet: Teknologji klasa 6,Mjetet e punës: libri, fletorja, laptopi, televizoriFormat e punës: individualeMetodologjia: Mësimdhënia me nxënësin/en në qendër dhe gjithëpërfshirjen. Mësimdhënia dhe nxënia e diferencuar;Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Korrelacion me : Matematikën, artinÇështje ndërkurrikulare: Zhvillimi personal dhe aftësitë për jetëPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREEvokimi: (Stuhi mendimesh/5`)Së pari, mësimdhënësi/ja parashtron pyetje:1. Nga rrjedh fjala teknologji?2. Cilat vegla pune janë përdorur në periudhën e parahistorisë?

