Page 6 - Demo
P. 6
Libër për mësuesin/en4Çfarë përmban ky libër?Ky libër është konceptuar në përputhje me programin e klasës së 6-të, përkatësisht shkalla e 3-të e lëndës Teknologji me TIK, miratuar nga MASHTI, më 2018.Ky libër merr përsipër:• të sqarojë çdo mësues/e të Teknologji me TIK për të gjitha çështjet e planifikimit, metodologjisë dhe vlerësimit, që duhet të zbatojë në lëndën e tij/saj.• të udhëheqë çdo mësues/e me formatet e planifikimit e kërkuara dhe mënyrën se si ato duhet të• përdoren në lëndën e Teknologji me TIK, duke i udhëzuar ata mbi: planifikimin vjetor, periudhave ditore, situatat e të nxënit, format e vlerësimit etj., me të cilat duhet të punojë gjatë një viti shkollor.• Ky libër në parim ofron modele ose i sugjeron, por nuk i dikton ato. Çdo model që ka të bëjë me planifikimin, metodologjinë apo vlerësimin, krijohet mbi një bazë të caktuar të realitetit dhe nivelit të klasës ku mësuesi/ja jep mësim. Realiteti në çdo klasë, mund të sugjerojë modele të ndryshme, për tema të caktuara.Autorët

