Page 7 - Demo
P. 7


                                    Teknologji me Tik 65II. Programi mësimor, kompetencat dhe kuptimi i tyreKy libër përshkruan në mënyrë të detajuar programin mësimor të Teknologji me Tik, klasa e 8-të dhe udhëheq mësuesin/en për ndërtimin e kompetencave të lëndës së Teknologjisë me Tik-un si dhe të kompetencave kyçe, të cilat ndërthuren me njëra-tjetrën.Kompetencat kyçeFjala kompetencë ka filluar të zbatohet tashmë në mjediset mësimore. Kompetencat shprehen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, duke dhënë qartë rolin që ato kanë në përdorimin dhe në trajtimin e plotë dhe të kuptueshëm të situatave kontekstuale, në të cilën zhvillohet njohuria. Domosdoshmëria e zotërimit të kompetencave i aftëson nxënësit/et të bëhen të aftë dhe t’i përdorin ato përgjatë gjithë jetës. Kompetencat kyçe janë:• Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit• Kompetenca e të menduarit• Kompetenca e të mësuarit• Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis• Kompetenca personale• Kompetenca qytetareÇdo mësues/e duhet të dijë pse shërbejnë 6 kompetencat kyçe, duke ditur sesi t’i zhvillojë dhe ndërtojë ato në kontekstin e lëndës së vet me nxënësit/et sipas formateve të përcaktuara.QëllimiQëllimi i kësaj lënde është të zhvillojë te nxënësit/et shkathtësitë praktike duke filluar me përdorimin e TIK-ut, letrës, drurit, veglave të punës, zhvillon të menduarit kritik gjatë krijimit të modeleve në praktikë. Gjithashtu, nxit bashkëpunimin, punën në grupe dhe projekte të ndryshme duke zhvilluar parimet e ndërmarrsisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe kompetencat për të orientuar ata drejt qëllimeve për karrierën e tyre profesionale.Mësuesi/ja duhet të kujdeset që përveç njohurive të Teknologjisë me TIK, të zhvillojë domosdoshmërisht me nxënësit/et e tij/saj edhe kompetencat kyçe.Të nxënit në fushën e Kurrikulës “Jeta dhe Puna” u mundëson nxënësve:•	 Të kuptuarit dhe ushtrimin e punës praktike në shtëpi, në shkollë dhe në komunitet.•	 Ngritjen e kualiteteve personale për jetë dhe për punë.•	 Të kuptuarit dhe përdorimin e teknologjisë për jetën dhe punën e përditshme.•	 Përdorimin e TIK-ut për të avancuar nxënien dhe cilësinë e jetës së përditshme.•	 Ushtrimin e zhvillimit të ndërmarrësisë dhe biznesit (simulimi)!•	 Promovimin e kushteve të sigurta për jetë dhe për punë.•	 Përgatitjen për jetën profesionale dhe karrierën e ardhshme (pikëpamjet).•	 Lehtësi komunikimi në/për jetë dhe për punë.•	 Gatishmëri për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës dhe të mjedisit.
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11