Page 70 - Demo
P. 70
Libër për mësuesin/en68Realizimi i Kuptimit(Diskutim i hapur/25’): Mësimdhënësi/ja bën një shpjegim të shkurtër lidhur me pikat që duhet ndjekur për të krijuar një produkt, Specifikimet e dizajnit si: estetika, funksioni, materialet, çështjet e mjedisit, kostoja janë elementet që duhet të merren parasysh para se të bëhet dizajnimi i një produkti.Më pas, diskutohet me nxënësit/et lidhur me çështjet e mbrojtjes së mjedisit nga ndotja. Pas diskutimit, plotësohet tabela e mëposhtme:RIPARONIRIPËRDORNIRICIKLONIRISHIKONIREDUKTONIREFUZONIReflektimi( Prezantim /10’): Nxënësit/et diskutojnë lidhur me atë që kanë shkruar.VLERËSIMI I NXËNËSVENxënësit/et do të vlerësohen përmes aktivitetit në klasë.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURDetyrë: Plotësojnë rubrikën “Provoni veten”.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore Ora mësimore shkoi sipas planifikimit dhe me sukses, po ashtu rezultatet e pritura të të nxënit mendoj se janë arritur në përgjithësi.

