Page 8 - Demo
P. 8
Libër për mësuesin/en6III. Teknika të mësimdhëniesPlanifikimi i punës mësimore dhe procesi i mësimdhënies është një moment/fazë, e cila kërkon të japë njohuritë e duhura nxënësit/et, të nxisë interesat dhe mënyrat e tyre të të mësuarit. Procesi mësimor do të ketë rezultate pikërisht, nëse nxënësit/et janë të nxitur për të nxënë dhe ku secili/a nxënës/e mëson sipas një mënyre të caktuar apo të njohur në literaturën pedagogjike si stile të të nxënit. Disa nxënës/e mësojnë përmes përceptimit, të tjerë mësojnë duke analizuar apo reflektuar, disa përmes të parit dhe të dëgjuarit, disa mësojnë vetëm, të tjerë mësojnë në grupe, disa mësojnë në tërësi përmbajtjen mësimore, ndërsa të tjerë e ndajnë atë në pjesë më të vogla logjike.Krahas këtyre përcaktimeve të të nxënit, janë mësimdhënësit/et të cilët gjatë përdorimit të strategjive dhe metodave në procesin mësimor, nxjerrin në pah artin dhe mjeshtërinë e tyre, por edhe vënë në zbatim përmes stileve të të nxënit këto metoda.Mësimdhënës/e të caktuar përdorin më shumë demonstrimin, të tjerë ligjërimin, reflektimin, diskutimet, por ka të atillë që përqendrohen më shumë në të menduarit, te kujtesa, në të kuptuarit. Për të arritur suksese në procesin mësimor, duhet patjetër që mësimdhënësi/ja t’i zbatojë stilet e të nxënit, duke njohur më parë mënyrat se si mësojnë nxënësit/et, pikëmbështetje për planifikimin e punës mësimore, përputhshmërisë së stileve të të nxënit dhe përdorimit të metodave apo teknikave të mësimdhënies në varësi të stileve të përdorura.Për të siguruar përdorimin efektiv të TIK-ut mësuesit duhet:• të planifikojnë përdorimin e TIK-ut nga ana e nxënësve në bashkëpunim me mësuesit e lëndëve të tjera;• të planifikojnë saktë temat e reja, për të cilat mund të përdoret TIK-u jo vetëm si aftësi kryesore, por edhe si aftësi që ndihmon në arritjen e dijeve në lëndët e tjera;• të jenë të sigurt se burimet e TIK-ut janë në dispozicion për mësimdhënien dhe mësinxënien.Është e rëndësishme që kur bëhet planifikimi i përdorimit të TIK-ut për temat e reja, të sigurohemi më parë që nxënësit/et janë në gjendje ta përdorin atë.Përdorimi i Tik-ut në mësim rrit cilësinë e mësimdhënies, paraqet një strategji mjaft të rëndësishme për asimilimin e njohurive dhe ofron mundësi për përmirësimin e sistemit arsimor. Nëpërmjet teknologjisë, nxënësit/et aftësohen të hapin bizneset e tyre dhe të përdorin TIK-un për të zhvilluar biznesin online ose për të krijuar kontakte me konsumatorët.Për këtë arsye, rekomandohet aplikimi i metodave të reja të mësimdhënies dhe nxënies duke integruar TIK-un në proces vetëm në orët kur shikohet e arsyeshme. Për të realizuar, orë të tilla nevojiten këto pajisje:Në këto cikle shkollimi është shumë e rëndësishme t’i jepet rendësi faktit që jo të gjithë nxënësit/et mësojnë njësoj dhe nuk kanë të njëjtat nevoja.Brainstorming (Stuhi mendimesh)Brainstorming (stuhi mendimesh) është një teknikë, e cila u kërkon nxënësve të mendojnë rreth një çështjeje dhe të diskutojnë rreth saj me synim ndërtimin e njohurive të reja. Kjo teknikë siguron një mjedis të lirë dhe të hapur, që inkurajon të gjithë pjesëmarrësit për të shprehur në mënyrë kreative mendimet e tyre rreth një problemi. Teknika (brainstorming) përdoret në fazën fillestare të ndërtimit të njohurive të reja. Në këtë fazë, mësuesi/ja udhëzon nxënësit/et të rendisin të gjithë njohuritë, që ata kanë

