Page 85 - Demo
P. 85
Teknologji me Tik 683ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna Lënda: Teknologji Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VITema (nga plani dymujor):Shkathtësitë e të punuaritRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Skicon modele të ndryshme me anë te mjeteve të punës për realizimin praktik të tyre (modeli i varëses, urës). Kryen aktivitete praktike në mënyrë të pavarur nga letra dhe druri me veglat elementare (makete, modele të shtëpisë, urës, etj.).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8; II.1, 3, 4, 5, 6, 7, 8; III.1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8; IV.1, 2, 5,7; V.7; VI.1, 5, 6, 7, 8;Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1. 1.2; 2.1; 3.1.2; 6.1; 7.1; 9.1.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 4.4 Krijimtaria me vegla elementareFjalët kyçe: makete, modele shtëpish, ngjitës karton.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: 1. Punon në mënyrë të pavarur objekte të ndryshme nga kartuçi, duke përdorur vegla elementare. Kriteret e suksesit:1. Ndërto një shtëpi nga kartuçi.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Burimet: librat, interneti.Mjetet e punës: librat, fletoret, druri, veglat e punës.Format e punës: individuale, dyshe.Metodologjia: Mësimdhënia me nxënësin/es në qendër dhe gjithëpërfshirjen, të nxënit në bashkëpunim. Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Korrelacion me: Artet, shkencat e natyrës, gjuhë dhe komunikimÇështje ndërkurrikulare: Zhvillimi personal dhe aftësitë për jetëPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREEvokimi: (Diskutim /5`): Mësimdhënësi/ja udhëzon nxënësit/et lidhur me disa vegla që do të përdoren gjatë realizimit të ndërtimit të objektit.

