Page 9 - Demo
P. 9


                                    Teknologji me Tik 67lidhur me temën e re. Në këtë fazë, roli i mësuesit/es është të drejtojë debatin, të kuptojë mendimet e nxënësve dhe të dëgjojë me kujdes idetë e tyre. Përdorimi i kësaj teknike synon pjesëmarrjen aktive të nxënësve në procesin mësimor. Brainstorming është një teknikë e thjeshtë dhe e efektshme, e cila kërkon një nivel të lartë krijimtarie për t’u përdorur. Këtë teknikë, mësuesit/et mund ta përdorin gjatë kohës që zhvillojnë kryesisht tematikën e ndërmarrësisë apo prezantimit të planit të biznesit. Gjithashtu, mësuesit/et, gjatë tematikës së prezantimit, mund t’u kërkojnë nxënësve të realizojnë prezantime duke përdorur programe të ndryshme multimediale, dhe më pas t’u kërkojnë nxënësve nga ndryshojnë ato nga njëri-tjetri.Harta e koncepteve (Konceptograma) Harta e koncepteve (Konceptograma) është një metodë (teknikë) e paraqitjes vizuale të një informacioni, dhe shërben për lidhjen e koncepteve të një teme mësimore, disa temave apo të një tematike. Përcaktimi me saktësi i kësaj metode (teknike) mundëson qëndrueshmëri në përvetësimin e njohurive, integrimin logjik dhe aftësinë për zbatimin e tyre, si dhe shprehinë e një pune krijuese. Konceptograma shërben si një instrument diagnostikues i procesit të të nxënit interaktiv. Konceptogramën mund ta ndërtojmë edhe duke filluar nga një koncept specifik dhe të kalojmë te koncepti themelor. Ata mund të jenë dyllojësh: të thjeshta ose të detajuara në degë hierarkike. Elementët përbërës të tyre janë: etiketat, vijat dhe nyjat.Në etiketa vendosen konceptet, vijat lidhin konceptet dhe përcaktojnë tipin e strukturës së konceptogramës.Konceptograma zbatohet lehtë në kushtet e mjedisit të një klase. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit/et hap pas hapi duke mbajtur shënime në tabelë, dhe pasi dëgjon mendimet e tyre, bën vërejtjet përkatëse dhe ndërton një konceptogramë, duke u bazuar në idetë më të mira të nxënësve. Më poshtë po rendisim veprimet që kryen mësuesi/ja gjatë një ore mësimore:Mësuesi/ja rendit në një tabelë, përmes diskutimit me nxënësit/et, të gjitha konceptet që përmban tema apo tematika.Ai/ajo ndërton së bashku me nxënësit/et diagramin e konceptogramës duke vendosur konceptet në etiketa.Vendos konceptin më të përgjithshëm në qendër dhe e rrethon atë.Pyet nxënësit/et se cilat janë konceptet e tjera, që lidhen me konceptin e vendosur tek etiketa qendrore.Bashkon etiketat me vija të thjeshta ose vija me shigjeta sipas kontekstit të përmbajtjes së tyre.Mësuesi/ja mund edhe të udhëzojë nxënësit/et, që ata të ndarë në grupe të ndërtojnë secili nga një konceptogramë.Në fund të kohës së caktuar, mësuesi/ja kontrollon konceptogramet, dhe ndërton një konceptogramë dukedebatuar dhe bërë komentet e duhura me nxënësit/et për problematikat ose logjikën e ndjekur nga ana e tyre.Projekte kërkimoreProjekti kërkimor është vlerësuar si metodë tepër pretenduese, realizimi i së cilës kërkon praktikimin e më shumë se një metode dhe teknike, si: intervista, vrojtimi, studimi rasti, dhe pse jo, edhe kombinimin e të gjitha këtyre teknikave së bashku. Për të realizuar këtë teknikë, mësuesi/ja duhet t’u lërë nxënësve në dispozicion disa orë mësimore. Kjo teknikë mund t’u propozohet nxënësve për realizimin e një projekti lëndor, të cilit mësuesit/et mund t’i lërë në dispozicion disa orë të tremujorit. Nuk duhet që orët 
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13