Page 10 - Demo
P. 10
Libër për mësuesin/en8Shtrohet pyetja: Çka e shkaktoi defektin e makinës? Supozojmë se defektin e makinës e ka shkaktuar mungesa e karburantit (hipoteza). Kjo hipotezë e parashtruar duhet të vërtetohet nëse është e saktë apo jo.Provohet (eksperimenti) duke i shtuar makinës karburant. Makina nuk ndezi, pra hipoteza ishte e gabuar.Vazhdojmë me supozime ose ide të tjera. Shkaku i fikjes së makinës mund të jetë harxhimi i baterisëakumulatorit. Vërtetohet nëse kjo hipotezë është e saktë apo e gabuar, duke ia ndërruar baterinë makinës. Provohet, nëse makina ndez, do të thotë se hipoteza është e saktë dhe problemi është zgjidhur.Këtu nuk kemi zbuluar diçka të re që të nxjerrim ndonjë ligj, por e kemi zgjidhur një problem.Vlerësimi i nxënësveVlerësimi ka për qëllim mbledhjen sistematike të informacioneve për përkrahjen e nxënësit/et në zotërimin e rezultateve të të nxënit, përcaktimin e nivelit të performancës, raportimin e rregullt të progresit; certifikimin dhe orientimin e nxënësve në shkollim të mëtejshëm. Vlerësimi në shkollë ka vlerësim të vazhdueshëm gjatë gjithë vitit shkollor. Ky vlerësim bëhet në bazë të rezultateve të planifikuara që duhet të arrihen nga secili nxënës për kompetenca (RNK) për fushë (RNF) dhe për lëndë (RL) siç janë paraparë në planifikimet: dymujore, javore dhe të orës mësimore. Ky vlerësim arrihet përmes vlerësimit formativ dhe vlerësimit përmbledhës.Krahas planifikimeve të tjera, duhet të planifikohet edhe vlerësimi i nxënësve për klasën e 7-të. Sipas UA 06/2022 për vlerësimin e nxënësve, një vit shkollor është i ndarë në dy gjysmëvjetorë. Nota përfundimtare e gjysmëvjetorit llogaritet si mesatare aritmetike e dy notave të periudhave mësimore (një gjysmëvjetor i ndarë në dy periudha të barabarta).Nota e vlerësimit përmbledhës për periudhën e caktuar mësimore në lëndën e kimisë mund të formohet nga instrumente vlerësuese, si:- Vlerësim me test.- Vlerësimi me gojë (diskutime, debate).- Vlerësimi me shkrim, i cili realizohet përmes teknikave të ndryshme (kuiceve, eseve, raporteve të punës). - Vlerësimi i punës praktike/eksperimentale.- Vlerësim për ecurinë dhe produktin e punës me projekte.- Vlerësimi i portofolit. - Vlerësimi individual dhe grupor gjatë punës kërkimore.- Vlerësimi i detyrave të shtëpisë.Për vlerësimin e nxënësve duhet që të përdoren së paku tri instrumente të vlerësimit për vendosjen e notës përmbledhëse në ditar. Kjo notë formohet nga rezultatet që kanë arritur nxënësit nga instrumentet vlerësuese, të cilat përcaktohen nga planifikimi i aktiveve profesionale, ku duhet të harmonizohen instrumentet e përdorura me përqindjen e përcaktuar për secilin instrument në notën përmbledhëse/përfundimtare.Mësimdhënësi/ja e shkencave natyrore, për shkak të specifikave që ka fusha, duhet të përdorin sa më shumë instrumente vlerësuese, ku secili instrument vlerësues të ketë një standard dhe të jetë i specifikuar me kritere i hartuara nga vetë mësimdhënësit/et, në harmoni me planin zhvillimor të shkollës, me vendimet e DKA-ve dhe me politikat e MASHTI-t.

